Font Resize
Contrast

Akreditimi i Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor

Në zbatim të ligjit Nr.10107 datë 30.03.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i  ndryshuar,  u miratuar Vendimi i Këshillit të Ministrave  Nr.865 datë 24.12.2019 “Për mënyrën e kryerjes së procesit të akreditimit të institucioneve të kujdesit sëhndetësor e përcaktimin e tarifave dhe afateve kohore.

 

VKM e sipërcituar parashikon hapat që ndiqen deri në akreditimin e plotë të institucionit të kujdesit shëndetësor janë si vijon:

 

Institucionet e kujdesit shëndetësor public përpara fillimit të procesit të akreditimit duhet të plotësojnë standartet bazë për akreditim dhe më pas të vijojnë me ato optimale.

 

Institucionet e kujdesit shëndetësor jopublik pas licencimit të veprimtarisë përkatëse, i nënshtrohen verifikimit nga struktura përgjegjëse për inspektimin në fushën e shëndetësisë të përmbushjes së standardeve bazë për akreditim.

 

Grupet e inspektimit verifikojnë pranë institucioneve të kujdesit shëndetësor përmbushjen e standardeve bazë të akreditimit, të miratuara nga ministri dhe hartojnë raportin përkatës me institucionet që kanë përmbushur ose jo standardet bazë të akreditimit.

 

Raporti dërgohet pranë ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë dhe institucionit përgjegjës për akreditimin e institucioneve të kujdesit shëndetësor.

 

Institucioni përgjegjës për akreditimin, pas marrjes së raportit, njofton institucionin e kujdesit shëndetësor që ka plotësuar standardet bazë të akreditimit dhe e fton të vijojnë procesin e akreditimit.

 

Ministri, pas marrjes së raportit për institucionet e kujdesit shëndetësor publik, që nuk përmbushin standardet bazë të akreditimit, vendos, me urdhër, masat përkatëse për këtë institucion.

 

Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pas marrjes së raportit për institucionet e kujdesit shëndetësor, jopublike, që nuk përmbushin standardet bazë të akreditimit, vendos pezullimin e licencës për një periudhë 30-ditore (tridhjetëditore). Nëse edhe pas kësaj periudhe institucioni i kujdesit shëndetësor nuk i ka përmbushur standardet bazë të akreditimit, atëherë ministri vendos revokimin e licencës.

 

Vendimi i ministrit për pezullimin e shfuqizimin e licencës së institucionit të kujdesit shëndetësor jopublik publikohet nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë në Regjistrin Kombëtar të Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve dhe i përcillet për njoftim Qendrës Kombëtare të Biznesit.

 

Institucioni i kujdesit shëndetësor, që ka plotësuar standardet bazë të akreditimit, pas ftesës së marrë nga institucioni përgjegjës për akreditim, mund të vijojë procesin e akreditimit.

 

Institucioni përgjegjës për akreditimin i jep institucionit të kujdesit shëndetësor standardet optimale për akreditim, formularët që duhet të plotësohen, si dhe dokumentacionin bashkëshoqërues ndihmës për vetëvlerësim.

 

Institucioni i kujdesit shëndetësor, pas pajisjes nga institucioni përgjegjës për akreditimin me dokumentacionin e sipërcituar, merr masat për kryerjen e vetëvlerësimit. Institucioni i kujdesit shëndetësor vlerëson vetveten përkundrejt standardeve të akreditimit dhe harton 2 raportin/et e vetëvlerësimit, të cilat dorëzohen, brenda dy muajve pas marrjes së ftesës, pranë institucionit përgjegjës, si dhe plotëson dokumentacionin e nevojshëm për akreditim.

 

Në përfundim të vetëvlerësimit, institucioni i kujdesit shëndetësor dorëzon raportin e fundit të vetëvlerësimit dhe bën kërkesën për vlerësim të jashtëm nga ekspertët e përcaktuar nga institucioni përgjegjës për akreditim.

 

Pas dorëzimit të raportit të vetëvlerësimit, institucioni përgjegjës për akreditim, dakordëson me institucionin e kujdesit shëndetësor datën e vlerësimit të jashtëm brenda një afati 10-ditor (dhjetëditor). Kohëzgjatja nga momenti i marrjes së ftesës për akreditim deri në vizitën përfundimtare të ekspertëve të vlerësimit të jashtëm nuk duhet të kalojë periudhën 6-mujore (gjashtëmujore).

 

Institucioni përgjegjës për akreditimin harton programin e vlerësimit të jashtëm akreditues dhe njofton paraprakisht titullarin e institucionit shëndetësor për programin që do të ndjekë ekipi i vlerësuesve të jashtëm dhe përbërjen e tij.

Pë pas në datat e paracaktuara nga institucioni përgjegjës për akreditimin dhe institucioni i kujdesit shëndetësor  kryhet vizita e ekspertëve të vlerësimit të jashtëm akreditues.

 

Grupi i ekspertëve të vlerësimit të jashtëm harton brenda 2 (dy) javësh draftraportin e vlerësimit lidhur me përmbushjen me standardet dhe ia paraqet institucionit të kujdesit shëndetësor dhe institucionit të vetëvlerësuar për komente e sugjerime të mundshme.

 

Grupi i ekspertëve të vlerësimit të jashtëm mund të marrë parasysh ose jo vërejtjet e institucionit të kujdesit shëndetësor dhe, brenda një jave, dorëzon raportin final të vlerësimit të firmosur nga të gjithë anëtarët e ekipit pranë institucionit përgjegjës për akreditimin, i cili i jep një kopje të këtij raporti institucionit të kujdesit shëndetësor.

 

I gjithë dokumentacioni i kalon për shqyrtim Bordit të Akreditimit I cili merr në shqyrtim dokumentacionin përkatës me shumicë votash, rekomandon:

  1. a) akreditimin e plotë për 5 (pesë) vjet kur realizimi i standardeve optimale është >85%;
  2. b) akreditimin e pjesshëm 1–3 (një deri në tre) vjet kur realizimi i standardeve optimale është >70%;
  3. c) mosdhënien e akreditimit kur realizimi i standardeve optimale është

 

Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vendos për akreditimin ose jo të institucionit të kujdesit shëndetësor, pasi shqyrton rekomandimet e Bordit të Akreditimit.

Në kuadër të procesit të akreditimit për këtë vit, për periudhën janar – dhjetor 2019 u akredituan:

  1. QKCSAISH – LISTA E ISH PUBLIKE TE AKREDITUARA
  2. QKCSAISH – LISTA E ISH JO PUBLIKE TE AKREDITUARA