.

vije ndarëse

Postuar më: 03/10/2018

Përurohet Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër

Ministrja me te moshuarit

Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër është rehabilituar tërësisht, me një investim prej 110 milion lekë nga buxheti i shtetit. Në Ditën Botërore të të Moshuarve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Ministri Bushati vizituan ambientet e reja të Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër.
“Kemi deryrimin të investojmë për të moshuarit, për kontributin që kanë dhënë për shoqërinë, posaçërisht për ata që kanë më shumë nevojë, ndaj siç investuam këtu në Shkodër, rijetësojmë rrjetin e institucioneve të përkujdesit për të moshuarit pa përkrahje në të gjithë vendin”, u shpreh Ministrja Manastirliu.
Investimi në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër, nuk është i vetmi.
“Brenda 6 muaj e do të hapim shtëpinë e të Moshuarve në Palasë dhe do të rijetësojmë institucionet e përkujdesit në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.
Duke synuar krijimin e nje sistemi të unifikuar të ofrimit të shërbimeve të integruara shoqerore dhe shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka mundësuar eshe vizitat e specializuara për secilin nga 299 të moshuarve në qendrat tona rezidenciale.
Ministrja Manastirliu deklaroi gjithashtu se “Në kuadër të reformimit të sistemit të shërbimeve të kujdesit shoqëror kemi miratuar standardet e shërbimit të asistencës shtëpiake për të moshuarit, duke hedhur një hap të rëndësishëm për rritjen e kujdesit social për të moshuarit në nevojë”.