Font Resize
Contrast

Thirrje për Vullnetar: DUA TË KONTRIBUOJ PËR COVID-19

Situata e krijuar nga koronavirusi i ri është padiskutim një sfidë e një natyre të veçantë, që ka në zemër të saj bashkëpunimin e shumëanshëm me çdo individ. Në këtë çast, sistemi shëndetësor është i mobilizuar për të përballuar këtë situatë të pazakontë.

Mjekët dhe infermierët janë vendosur në vijën e parë të betejës. E megjithatë, çdo ndihmë shtesë që mund t’i vijë sot sistemit shëndetësor është padiskutim, e dobishme si kurrë më parë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë mjekë të licensuar, infermierë të licensuar, fizioterapistë apo teknik laboratori/ imazherie si dhe të gjithë studentët e degëve të sipërpërmendura që ndjehen të gatshëm të kontribuojë në menaxhimin e situatës, sot është pikërisht dita për ta dhënë atë kontribut. 

 

Çdokush që mendon se mund t’i japë një dorë sistemit shëndetësor është i lutur të aplikojë sa më parë sepse sa më parë ta fitojmë këtë betejë, aq më shpejt do mund t’i rikthehemi rutinës dhe normalitetit të jetëve tona.

 

APLIKO TANI:

https://mjeke.shendetesia.gov.al/

http://infermierepershqiperine.al/