1 Mars 2020/ Informacion i përditësuar për Koronavirusin COVID_2019

1 Mars 2020/ Informacion i përditësuar për Koronavirusin COVID_2019

Ministria e Shëndetësisë informon se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin COVID_19 në Shqipëri. Deri tani janë testuar 29 raste në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, të cilat pas testimit rezultuan negative.

Nga survejanca e përforcuar në pikat kufitare ajrore detare dhe tokësore, po kryhet monitorimi i temperaturës në vijimësi për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë. Në 24 orët e fundit janë monitoruar për temperaturë 13,672 persona në pikat kufitare ajrore, tokësore dhe detare.

Në 24 orët e fundit thirrjet në nr e Urgjencës Kombëtare 127 kanë arritur nivelin e 1485 telefonatave, nga të cilat 57 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksion viral respirator dhe histori udhëtimi me Italinë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel udhëtarëve që vijnë nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.

MSHMS rekomandon qytetarët që kane udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.

 

Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 87 024 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 2979 vdekje.
  • Azi:          85 369 raste të konfimuara

2946 vdekje

  • Afrikë 3 rast i konfirmuar
  • Amerikë: 96 raste të konfirmuara

1 vdekje

  • Oqeania : 26 raste të konfirmuara

1 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 1 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (1 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 85 369
Kina 79929
Republika e Koresë 3526
Iran 593
Japoni 239
Singapor 102
Kuvajt 45
Tajland 42
Taivan 40
Bahrain 38
Malajzi 25
Emiratet e Bashkuara Arabe 21
Vietnam 16
Irak 13
Izrael 7
Oman 6
Filipine 3
Indi 3
Liban 4
Pakistani 4
Azerbaxhani 1
Sri Lanka 1
Kamboxhia 1
Afganistan 1
Nepal 1
Katar 1
Raste të tjera 705
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 705
Amerika 96
USA 69
Kanada 20
Meksika 4
Brazili 2
Ekuador 1
Oqeania 27
Australia 26
Zelanda e re 1
Afrika 3
Egjypt 1
Algjeria 1
Nigeria 1
Total 85 495

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

 kontinenteve (përveç Kinës), 01. 03. 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

Situata në  Europë dhe në vendin tonë sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 1520 raste të konfirmuara
    • 31 vdekje
  • Shqipëri: Janë testuar 29 raste të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 1 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (1 mars 2020)
Europa 1520
Italia 1128
Gjermani 111
Franca 100
Spanja 66
Anglia 23
Zvicra 18
Norvegjia 15
Suedia 13
Austria 10
Greqia 7
Hollanda 7
Kroacia 5
Finlanda 3
Danimarka 3
Rumania 3
Gjeorgjia 3
Rusia 2
Belgjika 1
Lituania 1
Estonia 1
San Marino 1
Bjellorusia 1
Maqedonia e Veriut 1
Islanda 1
Monako 1
Azerbaxhan 1
Irlanda 1
Armenia 1
Luksemburg 1

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 1 Mars 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

Situata e COVID-19 në Itali datë 29.02.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

  • 1049 raste te konfirmuara
  • 29 vdekje
  • 50 pacientë të shëruar
  • 105 në terapi intensive
  • 543 në izolim në shtëpi

Shpërndarja sipas rajoneve:

  1. Lombardia 615
  2. Emilia Romanja 217
  3. Veneto                191
  4. Liguria 42
  5. Campania 13
  6. Piemonte 11
  7. Toskana 11
  8. Marche 11
  9. Lazio                6
  10. Siçili                4
  11. Pulia 3
  12. Abruzzo                2
  13. Kalabri 1
  14. Bolzano 1

 

Harta e shpërndarjes së COVID-19 sipas rajoneve të Italisë

 

Rekomandime dhe këshilla të OBSH – së

 

Gjatë shpërthimeve të mëparshme nga koronaviruset e tjerë (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme “MERS” dhe Sindroma Respiratore Akute e Rëndë “SARS”) transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të përshtymës, kontaktit të drejtpërdrejtë human (fizik), apo kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve / objekteve të kontaminuara). Këto fakte sugjerojnë ngjashmërinë e mënyrë së transmetimit të COVID-19, me koronaviruset e tjerë. Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.

 

Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të telefonojnë urgjencën 127 pë të kërkuar  kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.