.

vije ndarëse

Postuar më: 11/03/2020

11 Mars 2020/ Informacion i përditësuar për Koronavirusin COVID-19

Deri në këto momente në Shqipëri janë testuar 241 të dyshuar për COVID-19, 15  kanë rezultuar pozitiv: Prej tyre, 12 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifkuar dhe 2 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje, ndërsa një e moshuar 73- vjeçare ka ndërruar jetë mesditën e sotme në spitalin e Durrësit.

 

Kanë përfunduar testimet pasditen e sotme për gjithsej 84 të dyshuar, nga të cilët, 3 kanë rezultuar pozitivë në Tiranë dhe janë kontakte të ngushta të pacientit të parë të konfirmuar me COVID-19. 50 mjekë dhe infermierë të spitalit të Durrësit rezultuan negativë në testin për COVID-19.

 

Gjendja shëndetësore e të prekurve paraqitet si vijon:

Katër persona janë të shtruar në spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ndërsa 10 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në vetëizolim pa shenja klinike të infeksionit respirator. 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID-19 janë në vetëkarantinim.

 

Masat e reja të propozuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve:

 

  1. Mbylljen deri në një njoftim të dytë, të të gjitha bareve, lokaleve restoranteve dhe klubeve, në Tiranë dhe Durrës fillimisht.
  2. Caktimin e një gjobe në masën 5 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrin e vetëkarantinimit të detyrueshëm apo ata qytetarë që nuk zbatojnë vetkarantinimin pas konfirmimit të diagnozës.
  3. Caktimin e një gjobe në masën 20 milionë lekë të vjetra për të gjithë baret, restorantet, lokalet apo klubet që nuk e zbatojnë këtë Vendim dhe rihapen në shkelje të tij.
  4. Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1.5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik.
  5. Reduktimin në maksimum të personelit të call center-ave, dhe garantimin e distancave dhe të kushteve mbrojtëse për çdo punonjës! Sa me siper, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për veten tuaj, për familjet tuaja dhe për familjet e punonjësve tuaj.

 

Me urdhër të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu më herët është vendosur:

1-         Mbyllja për publikun deri në datë 03/04/2020 të

  1. Ambienteve që ofrojnë shërbime në lokale nate
  2. Të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjtë, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra internet, qendra kulturore dhe argëtimi

2-         Ndalimin deri në datë 03/04/2020 të:

  1. Aktiviteteve sportive, sociale dhe kulturore;
  2. Eksursioneve mësimore të organizuara prej institucioneve shkollore me destinacion brenda ose jashtë vendit;
  3. Ndalimi i procedurave të konkursit për punësim personeli, konkurse shkollimi dhe specializimi.

3-         Gjatë ditës, aktivitetet e bareve, restoranteve, lokaleve të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku dy metrash ndërmjet tavolinave në vendet ulur, dhë në çdo rast të garantojnë distancën prej së paku një metër të njëriut nga njëriu.

4-         Institucionet publike dhe private, të hartojnë sipas fushës së përgjegjësisë së tyre Brenda datës 11.03.2020 një plan masash për sigurimin e ofrimit të shërbimeve prioritare, duke prioritizuar kategoritë e shërbimit kryesisht nëpërmjet ofrimit të shërbimit online, punës në distancë, dhe vetëm në raste të domosdoshme të ofrojnë shërbimin ndërmjet kontaktit fizik. Për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin personelin me mjete pune mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.

5-         Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel të marrin masa për të shfrytëzuar maksimalisht shërbimet online dhe platformën e-albania.

6-         Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimimësinë e shërbimti dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme.

7-         Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me rrezikepidemiologjik të identifikuara të tilla prej Organizatës Botërore të Shëndetësise, të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14 ditore nga data e hyrjes në kufi.

 

MSHMS rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.

Bazuar në rekomandimet e OBSH, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjenës dhe ndjekjen e këtyre rregullave: Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes. Larja e shpeshtë e duarve dhe dezifektimin e tyre, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre. Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra). Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami /letër ose rrobe kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve). Mosprekjen e fytyrës me duar.

 

 

Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:

 

  • Në nivel global, janë raportuar në total 118 629 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 4292 vdekje.
  • Azi: 98 375 raste të konfimuara- 3540 vdekje
  • Afrikë: 105 raste të konfirmuara- 1 vdekje
  • Amerikë: 1256 raste të konfirmuara- 31 vdekje
  • Oqeania: 117 raste të konfirmuara- 3 vdekje

 

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 11 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://ëëë.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (11 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 98 375
Kina 80908
Iran 8042
Republika e Koresë 7755
Japoni 568
Singapor 166
Malajzi 129
Bahrain 110
Emiratet e Bashkuara Arabe 74
Izrael 70
Kuvajt 69
Irak 61
Tajland 59
Indi 50
Liban 41
Taivan 48
Vietnam 35
Filipine 33
Katar 24
Palestina 29
Arabia Saudite 20
Oman 18
Indonezia 19
Pakistani 16
Afganistan 7
Nepal 1
Maldive 6
Jordania 1
Sri Lanka 1
Kamboxhia 2
Bhutan 1
Bangladeshi 3
Mongolia 1
Brunei 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 1256
USA 1025
Kanada 93
Brazili 34
Argjentina 19
Ekuador 17
Meksika 7
Republika Domenikane 5
Kili 17
Kosta Rika 13
Paraguaji 5
Peru 11
Kolumbia 3
Panama 7
Oqeania 117
Australia 112
Zelanda e re 5
Afrika 105
Algjeria 20
Egjypt 59
Senegali 4
Afrika e jugut 7
Maroku 2
Nigeria 2
Kameruni 2
Tunizia 5
Burkina Faso 2
Kongo 1
Togo 1
Total 100 549

 

 

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

 kontinenteve (përveç Kinës), 11. 03. 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 18 080 raste të konfirmuara
    • 536 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 11 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://ëëë.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (11 mars 2020)
Europa 18 080
Italia 10 149
Franca 1784
Spanja 1639
Gjermania 1296
Zvicra 490
Anglia 373
Hollanda 382
Suedia 326
Belgjika 267
Norvegjia 277
Austria 182
Greqia 90
Islanda 70
Danimarka 264
San Marino 62
Çekia 63
Portugalia 41
Finlanda 40
Irlanda 35
Sllovenia 31
Rumania 25
Gjeorgjia 23
Kroacia 13
Polonia 22
Rusia 20
Estonia 13
Azerbaxhan 20
Hungaria 12
Bjellorusia 9
Luksemburg 7
Sllovakia 7
Bullgaria 4
Maqedonia e Veriut 7
Malta 4
Letoni 8
Shqipëria 10
Bosnje –Hercegovina 2
Litenshtein 1
Qipro 2
Monako 1
Lituania 3
Andora 1
Armenia 1
Serbia 5
Moldavia 3
Ukraina 1
Vatikani 1

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 11 Mars 2020

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 10.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://ëëë.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 8514 raste te konfirmuara
  • 631 vdekje
  • 1004 pacientë të shëruar
  • 733 në terapi intensive
  • 2936 në izolim në shtëpi

 

               Shpërndarja sipas rajoneve:

 

  1. Lombardia 4427 raste
  2. Emilia Romanja 1417 raste
  3. Veneto                  783 raste
  4. Piemonte   436 raste
  5. Marche                  381 raste
  6. Toskana   260 raste
  7. Campania   126 raste
  8. Liguria   128 raste
  9. Fruli   110 raste
  10. Lazio     99 raste
  11. Siçili     60 raste
  12. Pulia     55 raste
  13. Trento     50 raste
  14. Abruzzo     37 raste
  15. Umbria                    37 raste
  16. Bolzano     38 raste
  17. Sardenja     20 raste
  18. Valle d’Aosta     17 raste
  19. Molise     15 raste
  20. Kalabri     11 raste
  21. Basilikata       7 raste

 

 

Harta e shpërndarjes së COVID-19 sipas rajoneve të Italisë

Rekomandime dhe këshilla të OBSH – së

 

Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.

 

Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të telefonojnë urgjencën 127 pë të kërkuar kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.