.

vije ndarëse

Postuar më: 14/06/2020

14 Qershor 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (14.06.2020) janë testuar 20494  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 1521 raste të konfirmuara
  • 36 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 1044 pacientë të shëruar
  • 441 numri i rasteve aktive

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 14.06.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 16 14 0
Dibër 10 10 0
Durrës 316 234 7
Elbasan 25 20 0
Fieri 75 54 4
Gjirokastër 1 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 39 36 1
Lezhë 55 52 0
Shkodër 182 116 2
Tiranë 763 486 21
Vlorë 20 4 1
Total 1521 1044 36

 

 

Situata e COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit

 

Vazhdon puna në Laboratorin e Virologjisë në ISHP, për të testuar të gjitha monstrat që kanë ardhur nga gjithë vendi për të dyshuar të prekur me Covid19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 57 raste pozitive.

Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Tirana me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier.

Ndërkohë që janë në hetim shumë raste të reja në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Krujë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1044.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 47 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 441 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

 

Nisur nga fakti se po zbulohen raste pozitive në disa ndërmarrje, subjekte tregtare apo institucione të ndryshme publike dhe private, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon bizneset, institucionet, kompanitë, kudo ku është e mundur puna nga shtëpia, të nxisin këtë mënyrë alternative për të frenuar përhapjen e Covid19.

Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar, qoftë edhe pa shenja, duhet të izolohet dhe se thyerja e karantinës është e dënueshme pasi rrezikon shëndetin e qytetarëve. Me organet e rendit po intensifikohet puna për të garantuar respektimin e karantinës së detyrueshme për përsonat e prekur nga Covid19.

Një kujtesë edhe për subjektet tregtare të shërbimit: maska apo barrierat mbrojtëse janë të detyrueshme dhe çdo shkelje do të dënohet sipas ligjt në fuqi.

 

Vlerësimi i situatës aktuale nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

Sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve kjo rritje e numrit te rasteve me CCOVID-19 ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilences, shkujdesjes dhe mos respektimit të rregullave të distancimit fizik në aktivitetet e jetës së përditshme.

Gjithsësi, pas shqyrtimit të të gjithë treguesve në rastet e reja ditore, situatën në spitale dhe pacientët në terapi intensive, Komiteti Teknik vlerëson se situata mbetet e kontrolluar.

Komiteti Teknik  i Ekspertëve vendosi të mos ketë hapa prapa në strategjinë e rihapjes, por për më shumë siguri, në kushtet aktuale, kemi vendosur të shtyhet për të paktën një javë hapja e transportit publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike.

Komiteti Teknin vijon monitorimin e situatës, dhe gjithashtu do vijojmë punën intesivisht nëpërmjët inspektorëve të Task-Forcës kundër COVID19, për të siguruar zbatimin e plotë të rregullave dhe protokolleve të sigurisë, por nevojitet akoma me shumë përgjegjësi për të mirën e përbashkët. Komiteti Teknik Teknik apel të vijojmë të kemi të njëjtën përgjegjësi si në fazën e parë, në mënyrë që edhe këtë fazë, ta kalojmë po me aq sukses.

 Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në terren për të siguruar zbatimin e protokolleve

Në zbatim të Urdhërave të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për masat e veçanta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19,  Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po vijon në terren kontrollet e të gjithë subjekteve për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer mbi 67 mijë inspektime për masat ndaj COVID-19. Nga kontrollet në të gjithë Shqipërinë janë vendosur mbi 250 masa administrative për subjektet që nuk zbatojnë protokollet e sigurisë ndaj COVID-19. Vetëm ditën e djeshme janë kryer 985 inspektime dhe janë vendosur 17 masa administrative me gjobë. ISHSH vijon punën çdo ditë në terren për të siguruar zbatimin e udhëzimeve të protokolleve me zero tolerancë ndaj çdo subjekti apo institucioni publik.

Do të vijojë bashkëpunimi me forcat e rendit për kontrollin e vazhdueshëm për zbatimin e karantinës të qytetarëve të konfirmuar pozitive që janë pa shenja dhe që duhet të respektojnë detyrimin për të qëndruar të izoluar.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik në këtë fazë të lehtësimin të masave;

Ditët e fundit është vënë re rritje e numrit të rasteve në disa aktivitete biznesi, në institucione të ndryshme, në pjesëmarrje në ceremoni mortore dhe grumbullime.

 

Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët, bizneset, që në mënyrë strikte të respektojnë zbatimin e masave të rekomanduara: distancën fizike, përdorimin e maskave në shërbim dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca, higjienën personale, dezinfektimin e ambienteve, ajrosjen e tyre, në menyrë që të kufizohet përhapja COVID19.

 

Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh.

Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

 

 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 7 759 691 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 430 127
  • Azi:          1 557 541 raste të konfimuara

39 147 vdekje

  • Afrikë 233 528 raste të konfirmuara

6 294 vdekje

  • Amerikë: 3 788 548 raste të konfirmuara

201 874 vdekje

  • Oqeania : 8 778 raste të konfirmuara

131 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 14 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (14 qershor 2020)
Kontinenti i Azisë 1 557 541
India 320922
Iran 184955
Turqia 176677
Pakistan 139230
Arabia Saudite 123308
Bangladesh 84379
Kina 84288
Katar 78416
Emiratet e Bashkuara 41900
Singapore 40197
Indonesia 37420
Kuvait 35466
Filipine 25392
Afghanistan 24102
Oman 22077
Izrael 19008
Irak 18950
Bahrain 18227
Japonia 17429
Kazakhstan 14496
Korea e jugut 12085
Malajsia 8445
Nepal 5335
Uzbekistan 4994
Taxhikistan 4971
Thailand 3134
Kyrgyzstan 2285
Maldives 2013
Sri_Lanka 1884
Liban 1442
Jordania 953
Jemen 705
Palestine 673
Taivan 443
Vietnam 334
Mianmar 261
Mongolia 197
Siria 170
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 128
Bhutan 66
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 3 788 548
USA 2074526
Brazil 850514
Peru 225132
Chile 167355
Mexico 142690
Canada 98399
Kolumbia 48746
Ekuador 46356
Argentina 30282
Republika Domenikane 22572
Panama 20059
Bolivia 17842
Guatemala 9491
Honduras 8455
Puerto_Rico 5690
Haiti 4165
El_Salvador 3603
Venezuela 2904
Kuba 2238
Kosta_Rika 1662
Nikaragua 1655
Paraguai 1261
Uruguai 847
Xhamaika 615
Suriname 196
Ishujt Kajman 187
Guyana 159
Bermuda 144
Trinidad dhe Tobago 117
Bahamas 103
Aruba 101
Barbados 96
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 72
Saint_Vincent_&_Grenadines 27
Antigua_and_Barbuda 26
Grenada 23
Curaçao 22
Belize 20
Saint_Lucia 19
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 8 778
Australia 7302
Zelanda e re 1154
Polinezia Franceze 60
Guam 185
Kaledonia e re 21
Fixhi 18
Ishujt Mariana 30
Papa new Guinea 8
Afrika 233 528
Afrika e jugut 65736
Egjypt 42980
Nigeria 15682
Gana 11118
Algeria 10810
Kameron 9572
Maroku 8692
Sudan 6879
Senegal 4996
Cote_dIvoire 4848
Republika e Kongos 4723
Guinea 4484
Xhibuti 4449
Gabon 3463
Kenia 3457
Etiopia 3166
Somalia 2579
Republika e Afrikes qendrore 2057
Mali 1776
Sudani jugor 1693
Guinea_Bissau 1460
Mauritania 1439
Zambia 1357
Guinea Ekuadoriale 1306
Madagaskar 1252
Sierra_Leone 1132
Tunizia 1094
Niger 980
Burkina_Faso 894
Chad 848
Kongo 779
Cape_Verde 726
Uganda 694
Sao_Tome_and_Principe 659
Mozambique 553
Ruanda 541
Togo 530
Malawi 529
Republika e Tanzanise 509
Eswatini 486
Liberia 446
Libia 418
Benin 412
Zimbabwe 356
Mauritius 337
Komorros 176
Angola 138
Burundi 94
Eritrea 65
Botswana 60
Namibia 32
Gambia 28
Saharaja perendimore 23
Seychelles 11
Lezoto 4
Total 5 589 091

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 14. 06. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 170 600 raste të konfirmuara
    • 182 674 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 14 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (14 qershor 2020)
Europa 2 170 600
Russia 520129
United_Kingdom 294375
Spanja 243605
Itali 236651
Gjermani 186269
France 156813
Belgjika 59918
Bjellorusia 53241
Suedia 50931
Hollanda 48640
Portugalia 36463
Zvicra 31011
Ukraine 30506
Polonia 29017
Irlanda 25295
Rumania 21679
Austria 17014
Armenia 16004
Serbia 12251
Danimarka 12139
Moldavia 11459
Çekia 9991
Azerbaijan 9570
Norvegjia 8606
Finland 7087
Hungaria 4064
Luxembourg 4063
Macedonia e veriut 3902
Bullgaria 3266
Greqia 3112
Bosnia_dhe_Herzegovina 2893
Kroacia 2251
Estonia 1973
Islanda 1808
Lithuania 1763
Sllovakia 1545
Shqiperia 1521
Sllovenia 1492
Kosova 1437
Letonia 1097
Qipro 980
Andorra 853
Gjeorgjia 851
San_Marino 694
Malta 646
Isle_of_Man 336
Mali I zi 324
Jersey 313
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 176
Monako 99
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 14 qershor 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 14.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 26 274 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 34 345 vdekje
  • 176 370 pacientë të shëruar
  •     209  pacientë në terapi intensive
  • 22 471   qytetarë në izolim

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.