.

vije ndarëse

Postuar më: 02/08/2020

2 Gusht 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (2.08.2020) janë testuar 42 183  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 5519 raste të konfirmuara
  • 166 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 3018 pacientë të shëruar
  • 2335 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas qarqeve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 2.08.2020

 

Qarqet Raste aktive sipas qarqeve Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 1285 1383 85
Shkodër 215 312 27
Durrësi 291 522 21
Fieri 95 152 9
Korça 75 80 4
Elbasani 52 74 6
Kukës 68 115 4
Lezhë 79 161 3
Vlora 93 112 4
Gjirokastër 251 31 0
Diber 28 28 2
Berat 29 48 1
TOTAL 2335 3018 166

 

 

 

Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fund

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Situata epidemiologjike paraqitet me rritje te numrit të të prekurve nga Covid 19 dhe me shtrime të reja në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 123 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Në total në të gjithë vendin prej fillimit të epidemisë janë kryer 42183 testime molekulare dhe serologjike, ndërkohë vijon gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik nga strukturat e epidemiologjisë në të gjithë territorin.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3018, që nga fillimi i epidemisë.

2335 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetare nga Shkodra; një 47 vjeçare, një 51 vjeçare, një 72 vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Kanë humbur jetën fatkeqësisht edhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65 vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

59 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 11 në Fier, 10 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, Mat, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, Kukës, Berat, Kamëz, nga 1 rast në Devoll, Elbasan, Has, Vlorë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

Parandalimi i COVID-19, masa të reja kufizuese

Me vendimin e Qeverisë dhe Aktit Normativ ndalohet hapja e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

– Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore. Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se e gjithë bota është në një moment pandemie.

 

Maska e detyrueshme në ambiente të mbyllura

Qeveria shqiptare vendosi përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Nëpërmjet vendimit të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen. Spas Ekspertëve maska është shumë efikase, pasi redukton transmetueshmërinë. Nëse e vendosim të gjithë, ajo përkthehet në një armë mbrojtëse për mospërhapjen e këtij infeksoni.

https://www.youtube.com/watch?v=oWoXDB8nvxk

http://shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/akti-normativ-maskat.pdf

 

Apel për mbrojtjen nga COVID-19 drejtuar bizneseve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.

 

Këshilla dhe rekomandime drejtuar qytetarëve për mbrojtjen nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Kur mbani maskë mos prekni fytyrën dhe maskën me dorë. Dezinfektoni objektet që prekni dhe ajrosni ambientet në të cilat qëndroni. Personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 duhet të vetëizolohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me të tjerët. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

 

Rregulla që duhet të zbatohen për një sezon turistik të sigurt

Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë. Shmangni grumbullimet e çdo lloji. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët. Ruani higjenën vetjake. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

Hapa që duhet të ndiqni nëse udhëtoni:

Lani duart para se të udhëtoni dhe përdorni dezinfektant;

Mbani distancë nga njerëzit e tjerë;

Vendosni maska mbrojtëse;

Mos udhëtoni nëse jeni sëmurë apo keni temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

 

 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 17 841 669 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 685 281
  • Azi:          4 305 227 raste të konfimuara

96 797 vdekje

  • Afrikë 945 826 raste të konfirmuara

19 957 vdekje

  • Amerikë: 9 651 472 raste të konfirmuara

363 599 vdekje

  • Oqeania : 19 103 raste të konfirmuara

232 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 2 gusht 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (2 gusht 2020)
Kontinenti i Azisë 4 305 227
India 1750723
Iran 306752
Pakistan 278305
Arabia Saudite 277478
Bangladesh 239860
Turqia 231869
Irak 126704
Katar 110911
Indonesia 109936
Filipine 98232
Kazakhstan 91593
Kina 87820
Oman 79159
Izrael 72283
Kuvait 67448
Emiratet e Bashkuara 60760
Singapore 52512
Bahrain 41190
Afghanistan 36719
Kyrgyzstan 36710
Japonia 36081
Uzbekistan 25040
Nepal 20086
Palestine 15555
Korea e jugut 14336
Malajsia 8985
Taxhikistan 7451
Liban 4730
Maldives 3949
Thailand 3317
Sri_Lanka 2815
Jemen 1730
Jordania 1194
Siria 757
Vietnam 590
Taivan 474
Mianmar 353
Mongolia 293
Kamboxha 240
Brunei_Darussalam 141
Bhutan 102
Timor_Leste 24
Laos 20
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 9 651 472
USA 4620444
Brazil 2707877
Mexico 434193
Peru 422183
Chile 357658
Kolumbia 306181
Argentina 191289
Canada 116585
Ekuador 86232
Bolivia 78793
Republika Domenikane 71415
Panama 66383
Guatemala 50979
Honduras 42685
Venezuela 19443
Kosta_Rika 18187
Puerto_Rico 17872
El_Salvador 17050
Haiti 7468
Paraguai 5485
Nikaragua 3672
Kuba 2633
Suriname 1760
Uruguai 1278
Xhamaika 883
Bahamas 599
Guyana 430
Ishujt Virgin 421
Ishujt Kajman 203
Trinidad dhe Tobago 173
Bermuda 156
Sint_Maarten 128
Barbados 122
Aruba 121
Ishujt Turks_and_Caicos 114
Antigua_and_Barbuda 91
Belize 56
Saint_Vincent_&_Grenadines 55
Curaçao 29
Saint_Lucia 25
Grenada 24
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 17
Greenland 14
Ishujt Malvinas 13
Montserrat 13
Bonaire 11
British_Virgin_Islands 8
Anguilla 3
Oqeania 19 103
Australia 17 282
Zelanda e re 1215
Polinezia Franceze 62
Guam 359
Kaledonia e re 22
Fixhi 27
Ishujt Mariana 45
Papa new Guinea 91
Afrika 945 826
Afrika e jugut 503290
Egjypt 94316
Nigeria 43537
Gana 37014
Algeria 30950
Maroku 25015
Kenia 21363
Etiopia 17999
Kameron 17255
Cote_dIvoire 16109
Sudan 11644
Madagaskar 11273
Senegal 10284
Republika e Kongos 9083
Gabon 7531
Guinea 7308
Mauritania 6310
Zambia 6228
Xhibuti 5081
Guinea Ekuadoriale 4821
Republika e Afrikes qendrore 4614
Malawi 4186
Zimbabwe 3659
Libia 3621
Kongo 3387
Somalia 3212
Eswatini 2706
Mali 2535
Cape _Verde 2480
Sudani jugor 2352
Namibia 2224
Ruanda 2042
Guinea_Bissau 1981
Mozambique 1907
Sierra_Leone 1823
Benin 1805
Tunizia 1552
Liberia 1189
Uganda 1176
Burkina_Faso 1149
Niger 1136
Angola 1114
Togo 958
Chad 936
Sao_Tome _and_Principe 874
Botswana 804
Saharaja perendimore 766
Lezoto 702
Republika e Tanzanise 509
Gambia 498
Burundi 395
Komorros 386
Mauritius 344
Eritrea 279
Seychelles 114
Total 14 922 324

 

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 919 345 raste të konfirmuara
    • 204 689 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 2 gusht 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (2 gusht 2020)
Europa 2 919 345
Russia 845443
United_Kingdom 303952
Spanja 288522
Itali 247832
Gjermani 209893
France 187919
Suedia 80422
Ukraine 71056
Belgjika 69309
Bjellorusia 67946
Hollanda 54732
Portugalia 52111
Rumania 51310
Polonia 46346
Armenia 39050
Zvicra 35412
Azerbaijan 32157
Irlanda 26109
Serbia 25882
Moldavia 25113
Austria 21224
Çekia 16699
Danimarka 13789
Bosnia_dhe_Herzegovina 11875
Bullgaria 11836
Macedonia e veriut 10900
Norvegjia 9208
Kosova 8104
Finlanda 7443
Luxembourg 6695
Shqiperia 5519
Kroacia 5224
Greqia 4587
Hungaria 4526
Mali I zi 3198
Sllovakia 2337
Sllovenia 2171
Lithuania 2093
Estonia 2072
Islanda 1893
Letonia 1238
Gjeorgjia 1171
Qipro 1124
Andorra 925
Malta 845
San_ Marino 699
Isle_of_ Man 336
Jersey 335
Guernsey 252
Faroe_Islands 225
Gjibraltar 188
Monako 120
Liechtenstein 89
Vatikani 12