Në vendin tonë deri më sot (21.06.2020) janë testuar 23453 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
Shpërndarja e rasteve konfirmuara me COVID-19, datë: 21. 06.2020
Qarku | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve të shëruara | Nr. i rasteve te vdekur |
Berat | 16 | 15 | 0 |
Dibër | 10 | 10 | 0 |
Durrës | 399 | 239 | 9 |
Elbasan | 32 | 22 | 0 |
Fieri | 96 | 55 | 4 |
Gjirokastër | 2 | 0 | 0 |
Korça | 35 | 18 | 0 |
Kukës | 45 | 36 | 1 |
Lezhë | 68 | 53 | 0 |
Shkodër | 257 | 125 | 5 |
Tiranë | 943 | 557 | 24 |
Vlorë | 59 | 6 | 1 |
Total | 1962 | 1134 | 44 |
Situata e COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundi
Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 78 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.
Në 24 orët e fundit një humbje jete është shënuar në spitalin infektiv. Një 62 vjeçar nga Tirana i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar, nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë janë aktualisht 784 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në terren për të siguruar zbatimin e protokolleve
Në zbatim të Urdhërave të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për masat e veçanta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po vijon në terren kontrollet e të gjithë subjekteve për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 1382 inspektime në subjekte. Janë pezulluar 2 aktivitete dhe janë vendosur 5 masa administrative me gjobë për subjekte të cilat janë gjetur në shkelje. 4 masa administrative me gjobë në bar-kafe, restorant, piceri dhe 1 masë me gjobë në farmaci, të gjitha në vlerën 100 000 lekë për çdo subjekt të cilët janë kapur në shkelje të protokolleve të sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga COVID-19. Gjatë kësaj jave janë kryer mbi 10 mijë inspektime për masat ndaj COVID19 dhe janë marrë rreth 60 masa administrative me gjobë dhe pezullim aktiviteti në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje.
Inspektorët shëndetësor po vijojnë punën në terren me zero tolerancë ndaj ccdo subjekti dhe gjatë kësaj periudhe të epidemisë që prej muajit Marsi, janë inspektuar dhe monitoruar mbi 76 mijë subjekte në të gjithë vendin dhe janë vendosur mbi 300 masa administrative.
Forcohen kapacitetet spitalore
Në kuadër të marrëveshjes me BE për ndihma me pajisje mjekësore për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, kanë mbërritur 100 shtretër reanimacioni, po ashtu edhe pajisje të tjera që do të ndihmojnë sistemin shëndetësor, përfshirë këtu edhe 30 elektrokardiograma.
Para disa ditësh mbërritën në Shqipëri 5 autoambulanca që fuqizojnë flotën e urgjencës kombëtare, 15 respiratorë transporti, si dhe një seri aparaturash jetëshpëtuese që forcojnë kapacitetet e reanimacioneve ne spitalet tona, pjesë e ndihmës prej 4 milion euro të Bashkimit Europian për Shqipërinë për përballimin e COVID19.
Gjithashtu pak ditë në parë 30 respiratorë të rinj ju shtuan kapaciteteve në spitalet publike, falë mbështetjes nga qeveritë e Zvicrës dhe Norvegjisë si dhe nga PNUD, zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, një mbështetje për fuqizimin e shërbimit të terapisë intensive në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Inspektoriati dhe Task-Forca në terren vijojnë kontrollet intensive në subjekte, por nevojitet bashkëpunimi i bizneseve dhe qytetarëve për të respektuar rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID19.
Gjithashtu është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar positive me shenja të lehta ose asimptomatikë, por edhe ata qytetarë që kanë dyshime se janë të prekur ose janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve dhe bizneseve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku ambienti është i mbyllur, bizneset dhe institucionet të respektojnë protokollet e përcaktuara.
Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Ministria e Shëndetësisë po bashkëpunon ngushtësisht me Policinë e Shtetit për të mos lejuar asnjë person pozitiv që të thyejë rregullin duke dalë nga karantina, deri në shërimin e plotë.
Qytetarët duhet të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
46 878 vdekje
7 920 vdekje
221 783 vdekje
131 vdekje
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 21 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (21 qershor 2020) |
Kontinenti i Azisë | 1 831 296 |
India | 410461 |
Iran | 202584 |
Turqia | 186493 |
Pakistan | 176617 |
Arabia Saudite | 154233 |
Bangladesh | 108775 |
Katar | 86488 |
Kina | 84553 |
Indonesia | 45029 |
Emiratet e Bashkuara | 44533 |
Singapore | 41833 |
Kuvait | 39145 |
Filipine | 29400 |
Irak | 29222 |
Oman | 28566 |
Afghanistan | 28424 |
Bahrain | 21331 |
Izrael | 20633 |
Japonia | 17799 |
Kazakhstan | 17225 |
Korea e jugut | 12421 |
Nepal | 8605 |
Malajsia | 8556 |
Uzbekistan | 6216 |
Taxhikistan | 5399 |
Kyrgyzstan | 3151 |
Thailand | 3147 |
Maldives | 2187 |
Sri_Lanka | 1950 |
Liban | 1536 |
Jordania | 1015 |
Palestine | 979 |
Jemen | 923 |
Taivan | 446 |
Vietnam | 349 |
Mianmar | 287 |
Mongolia | 206 |
Siria | 198 |
Brunei_Darussalam | 141 |
Kamboxha | 129 |
Bhutan | 68 |
Timor_Leste | 24 |
Laos | 19 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 4 374 446 |
USA | 2255119 |
Brazil | 1067579 |
Peru | 251338 |
Chile | 236748 |
Mexico | 175202 |
Canada | 101008 |
Kolumbia | 65633 |
Ekuador | 50183 |
Argentina | 41191 |
Republika Domenikane | 25778 |
Panama | 25222 |
Bolivia | 23512 |
Guatemala | 12755 |
Honduras | 12250 |
Puerto_Rico | 6463 |
Haiti | 5077 |
El_Salvador | 4626 |
Venezuela | 3790 |
Kuba | 2309 |
Kosta_Rika | 2127 |
Nikaragua | 2014 |
Paraguai | 1362 |
Uruguai | 859 |
Xhamaika | 657 |
Suriname | 302 |
Ishujt Kajman | 195 |
Guyana | 183 |
Bermuda | 146 |
Trinidad dhe Tobago | 123 |
Bahamas | 104 |
Aruba | 101 |
Barbados | 97 |
Sint_Maarten | 77 |
Ishujt Virgin | 74 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 29 |
Antigua_and_Barbuda | 26 |
Curaçao | 23 |
Grenada | 23 |
Belize | 22 |
Saint_Lucia | 19 |
Dominica | 18 |
Saint_Kits dhe Nevis | 15 |
Ishujt Malvinas | 13 |
Greenland | 13 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 12 |
Montserrat | 11 |
British_Virgin_Islands | 8 |
Bonaire | 7 |
Anguilla | 3 |
Oqeania | 8 956 |
Australia | 7436 |
Zelanda e re | 1161 |
Polinezia Franceze | 60 |
Guam | 222 |
Kaledonia e re | 21 |
Fixhi | 18 |
Ishujt Mariana | 30 |
Papa new Guinea | 8 |
Afrika | 296 553 |
Afrika e jugut | 92681 |
Egjypt | 53758 |
Nigeria | 19808 |
Gana | 13711 |
Algeria | 11631 |
Kameron | 11281 |
Maroku | 9801 |
Sudan | 8580 |
Cote_dIvoire | 6874 |
Senegal | 5738 |
Republika e Kongos | 5671 |
Guinea | 4960 |
Xhibuti | 4565 |
Kenia | 4478 |
Etiopia | 4469 |
Gabon | 4428 |
Mauritania | 2813 |
Republika e Afrikes qendrore | 2808 |
Somalia | 2755 |
Mali | 1933 |
Sudani jugor | 1864 |
Guinea Ekuadoriale | 1664 |
Guinea_Bissau | 1541 |
Madagaskar | 1503 |
Zambia | 1430 |
Sierra_Leone | 1309 |
Tunizia | 1156 |
Niger | 1035 |
Kongo | 1013 |
Burkina_Faso | 902 |
Cape_Verde | 863 |
Chad | 858 |
Uganda | 755 |
Ruanda | 702 |
Sao_Tome_and_Principe | 698 |
Mozambique | 688 |
Benin | 650 |
Eswatini | 627 |
Malawi | 620 |
Liberia | 601 |
Togo | 561 |
Libia | 520 |
Republika e Tanzanise | 509 |
Zimbabwe | 486 |
Mauritius | 337 |
Komorros | 247 |
Angola | 172 |
Burundi | 144 |
Eritrea | 143 |
Botswana | 89 |
Namibia | 46 |
Gambia | 37 |
Saharaja perendimore | 25 |
Seychelles | 11 |
Lezoto | 4 |
Total | 6 511 947 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 21. 06. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 21 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (21 qershor 2020) |
Europa | 2 284 522 |
Russia | 576952 |
United_Kingdom | 303110 |
Spanja | 245938 |
Itali | 238275 |
Gjermani | 189822 |
France | 160093 |
Belgjika | 60550 |
Bjellorusia | 57936 |
Suedia | 56043 |
Hollanda | 49502 |
Portugalia | 38841 |
Ukraine | 35825 |
Polonia | 31620 |
Zvicra | 31243 |
Irlanda | 25374 |
Rumania | 23730 |
Armenia | 19708 |
Austria | 17247 |
Moldavia | 13953 |
Serbia | 12803 |
Danimarka | 12391 |
Azerbaijan | 12238 |
Çekia | 10448 |
Norvegjia | 8708 |
Finland | 7142 |
Macedonia e veriut | 5005 |
Luxembourg | 4105 |
Hungaria | 4094 |
Bullgaria | 3872 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 3288 |
Greqia | 3256 |
Kroacia | 2299 |
Estonia | 1981 |
Shqiperia | 1962 |
Islanda | 1822 |
Lithuania | 1795 |
Sllovakia | 1586 |
Sllovenia | 1519 |
Kosova | 1486 |
Letonia | 1111 |
Qipro | 985 |
Gjeorgjia | 898 |
Andorra | 855 |
San_ Marino | 696 |
Malta | 664 |
Mali I zi | 359 |
Isle_of_Man | 336 |
Jersey | 318 |
Guernsey | 252 |
Faroe_Islands | 187 |
Gjibraltar | 176 |
Monako | 99 |
Liechtenstein | 83 |
Vatikani | 12 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 21 qershor 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
© Ministria e Shëndetësisë 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.