.

vije ndarëse

Postuar më: 22/05/2020

22 Maj 2020/ Informacion I përditësuar për koronavirusin COVID-19

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (22.05.2020) janë testuar 12933 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 981 raste të konfirmuara
  • 31 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 777 pacientë të shëruar
  • 173 numri i rasteve aktive

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 sipas qarqeve,  datë: 22.05.2020

 

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 14 4 0
Dibër 1 1 0
Durrës 235 150 6
Elbasan 20 19 0
Fieri 52 45 3
Gjirokastër 0 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 37 36 1
Lezhë 52 51 0
Shkodër 122 110 2
Tiranë 424 339 18
Vlorë 5 4 1
Total 981 777 31

 

Të dhënat e fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri

Kurba epidemike ka paraqitur qëndrueshmëri gjatë dy javëve të fundit, por me luhatje ditore përkundrejt rasteve të raportuara dhe të identifikuara nga shërbimi epidemiologjik.

Për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik.

Megjithatë, pas një situate të qëndrueshme dhe të stabilizuar të rasteve që kanë kërkuar shërbim spitalor, sot kemi një rritje të rasteve në spitalin infektiv. Aktualisht janë të shtruar 17 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 174 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 12 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 7 raste në Tiranë, 2 në Fier, 2 në Krujë dhe 1 në Durrës. Të shëruar janë 6 qytetarë.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 981 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike.

Masat për parandalimin e COVID-19 

 

Në fazën e rihapjes graduale  ISHP po vijon intensivisht testimin për identifikimin e rasteve aktive, ndërkohë që po forocohen kapacitetet për diagnistikimin e COVID-19. 11 mijë testime për COVID-19 kanë mbërritur sërisht në Laboratorin e Virologjisë në ISHP, financuar nga qeveria shqiptare.

Gjithashtu është përforcuar shërbimin e gjurmimit të kontaktve duke ritrajnuar shërbimin e shëndetit publik edhe mjekun e familjes.

Në Laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT po vijon testimi serologjik, deri tani janë kryer 1326 testime prej të cilëve janë testuar personel mjekësor dhe pacientë. Në rezultatet e deritanishme rreth 8% e tyre kanë krijuar antitrupa, pra rezultojnë 8% që kanë IGG positive. Testimi do të shtrihet në të gjitha grupet e rriskut.

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik në këtë fazë të lehtësimin të masave;

 

Nëse ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, do të vijojmë me një situatë epidemiologjike nën kontroll.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

 

 

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

Në nivel global, janë raportuar në total  5 067 579 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 332 711

  • Azi: 879 646 raste të konfimuara- 26 171 vdekje
  • Afrikë : 99 959 raste të konfirmuara- 3 100 vdekje
  • Amerikë: 2 305 094 raste të konfirmuara- 136 725 vdekje
  • Oqeania : 8 526 raste të konfirmuara- 128 vdekje
  • Të tjera: 696 raste të konfirmuara-   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 22 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (22 maj 2020)
Kontinenti i Azisë 879 646
Turqia 153548
Iran 129341
India 118447
Kina 84079
Arabia Saudite 65077
Pakistan 50694
Katar 38651
Singapore 29812
Bangladesh 28511
Emiratet e Bashkuara 26898
Indonesia 20162
Kuvait 18609
Izrael 16690
Japonia 16513
Filipine 13434
Korea e jugut 11142
Afghanistan 8676
Bahrain 8174
Kazakhstan 7597
Malajsia 7059
Oman 6370
Irak 3877
Thailand 3037
Uzbekistan 3006
Taxhikistan 2140
Kyrgyzstan 1350
Maldives 1216
Sri_Lanka 1055
Liban 1024
Jordania 684
Palestine 602
Nepal 487
Taivan 441
Vietnam 324
Mianmar 199
Jemen 193
Brunei_Darussalam 141
Mongolia 141
Kamboxha 123
Siria 58
Timor_Leste 24
Bhutan 21
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 2 305 094
USA 1577287
Brazil 310087
Peru 108769
Canada 81313
Mexico 59567
Chile 57581
Ekuador 35306
Kolumbia 18330
Republika Domenikane 13657
Panama 10116
Argentina 9918
Bolivia 5187
Honduras 3204
Puerto_Rico 2913
Guatemala 2512
Kuba 1908
El_Salvador 1640
Kosta_Rika 903
Venezuela 882
Paraguai 836
Uruguai 749
Haiti 734
Xhamaika 534
Guyana 127
Bermuda 125
Trinidad dhe Tobago 116
Ishujt Kajman 111
Aruba 101
Bahamas 97
Barbados 90
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 69
Antigua_and_Barbuda 25
Nikaragua 25
Grenada 22
Belize 18
Saint_Lucia 18
Saint_Vincent_&_Grenadines 18
Curaçao 16
Dominica 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Greenland 11
Montserrat 11
Suriname 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 6
Anguilla 3
Oqeania 8 526
Australia 7081
Zelanda e re 1154
Polinezia Franceze 60
Guam 165
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 22
Papa new Guinea 8
Afrika 99 959
Afrika e jugut 19137
Egjypt 15003
Algeria 7728
Maroku 7211
Nigeria 7016
Gana 6486
Kameron 4288
Sudan 3138
Guinea 3067
Senegal 2812
Cote_dIvoire 2231
Xhibuti 2047
Republika e Kongos 1945
Somalia 1594
Gabon 1567
Kenia 1109
Guinea_Bissau 1089
Tunizia 1046
Mali 947
Niger 924
Guinea Ekuadoriale 903
Zambia 866
Burkina_Faso 812
Chad 588
Sierra_Leone 585
Republika e Tanzanise 509
Kongo 469
Republika e Afrikes qendrore 436
Madagaskar 405
Etiopia 399
Cape_Verde 356
Togo 354
Sudani jugor 339
Mauritius 332
Ruanda 320
Uganda 264
Sao_Tome_and_Principe 251
Liberia 240
Eswatini 220
Mauritania 173
Mozambique 162
Benin 135
Malawi 72
Libia 71
Angola 58
Zimbabwe 51
Burundi 42
Eritrea 39
Komorros 34
Botswana 29
Gambia 24
Namibia 18
Seychelles 11
Saharaja perendimore 6
Lezoto 1
Total 3 293 921

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 22. 05. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 1 773 658 raste të konfirmuara
    • 166 580 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 22 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (22 maj 2020)
Europa 1 773 658
Russia 317554
United_Kingdom 250908
Spanja 233037
Itali 228006
Gjermani 177212
France 144163
Belgjika 56235
Hollanda 44700
Bjellorusia 33371
Suedia 32172
Zvicra 30611
Portugalia 29912
Irlanda 24391
Polonia 20143
Ukraine 19706
Rumania 17585
Austria 16332
Danimarka 11182
Serbia 10919
Çekia 8754
Norvegjia 8268
Moldavia 6704
Finland 6493
Armenia 5606
Luxembourg 3980
Azerbaijan 3749
Hungaria 3678
Greqia 2853
Bullgaria 2372
Bosnia_dhe_Herzegovina 2352
Kroacia 2237
Macedonia e veriut 1898
Islanda 1803
Estonia 1800
Lithuania 1594
Sllovakia 1502
Sllovenia 1468
Letonia 1025
Kosova 1003
Shqiperia 969
Qipro 923
Andorra 762
Gjeorgjia 721
San_Marino 658
Malta 599
Isle_of_Man 336
Mali I zi 324
Jersey 306
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 151
Monako 97
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 22 maj 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 22.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

  • 59 322 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 32 616 kane ndërruar jetë
  • 136 720 pacientë të shëruar
  •     595  pacientë në terapi intensive
  • 49 770   qytetarë në izolim

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.