.

vije ndarëse

Postuar më: 23/03/2020

23 mars 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (23.03.2020) janë testuar 853 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 104 raste të konfirmuar
  • 4 persona kanë ndërruar jetë

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 23.03.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 67 1
Durrësi 6 1
Fieri 12
Korça 3
Vlora 4
Elbasani 2
Lushnja 1 1
Rrogozhina 2
Kavaja 2 1
Shkodër 1
TOTAL 100 4

 

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19 në 45 testime të kryera, duke e çuar në 104 numrin e të prekurve.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet edhe në Vlorë, Shkodër dhe zgjerohet në Tiranë, Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik, si Lushnja, Kavaja, Fieri, Rrogozhina ku po punohet pa u ndalur nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit.

Janë shënuar 2 humbje jete në 24 orët e fundit: Një 71 vjeçar me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 43 vjeçar, i cili kishte obezitet. Numri i qytetarëve të prekur me COVID-19 që kanë humbur jetën ka shkuar në 4.

5 pacientë të shtruar në spitalin e Infektivit në QSUT janë shëruar, ata kanë rezultuar me të dy testet të negativizuara për COVID-19.

Deri në këto momente në total janë testuar 856 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 104 raste.

Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 49 pacientë të shtruar. 3 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Në kuadër të masave të marra ka nisur ngritja e çadrave të triazhit mjekësor, përpara Urgjencës së QSUT dhe përpara Urgjencës së Spitalit të Traumës dhe po përfundon trajnimi i ekipeve që do të vendosen në shërbimet e triazhit në çadra.

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

Po lidhet kontrata për blerjen e 54 respiratorëve dhe po vijohet procedura për 100 respiratorë të tjerë, që do të mbërrijnë sipas një kalendari të mirëpërcaktuar.

Eshtë arritur të sigurohet rritja e stokut me 25 mijë maska ffp2/ffp3 dhe në vazhdim pritet furnizimi me 140 mijë maska ffp2/ffp3 dhe po planifikohet krijimi i një stoku me plus 200 mijë maskash specifike ffp2/ffp3. Nërkohë kemi në dispozicion një sasi stoku mbi 500 mijë maska të thjeshta dhe kirurgjikale si dhe rreth 650 mijë doreza sterile dhe josterile.

Sa i përket veshjeve speciale do të shtohet në këtë javë me 10 mijë veshje dhe po planifikohet rritjen e stokut me 50 mijë veshje speciale.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Qëndroni në shtëpi.

Respektoni rregullat e distancimit social.

Respektoni rregullat e higjenës.

 

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 338 307 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 14 602
  • Azi:          122 162 raste të konfimuara

5244 vdekje

  • Afrikë 1266 raste të konfirmuara

40 vdekje

  • Amerikë: 41 894 raste të konfirmuara

555 vdekje

  • Oqeania : 1865 raste të konfirmuara

8 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 23 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (23 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 122 162
Kina 81649
Iran 21638
Republika e Koresë 8961
Malajzi 1306
Japoni 1089
Izrael   1071
Pakistani   784
Tajland 721
Indonezia 514
Arabia Saudite 511
Katar 494
Singapor 455
Indi 439
Filipine 380
Bahrain 334
Liban 248
Irak 233
Kuvajt 188
Taivan 165
Emiratet e Bashkuara Arabe 153
Vietnam 118
Jordania 99
Brunei 88
Sri Lanka 87
Kamboxhia 86
Kazakistan 60
Palestina 59
Oman 55
Uzbekistan 46
Afganistan 34
Mauritus 28
Bangladeshi 27
Kyrgystan 14
Maldive 13
Mongolia 10
Bhutan 2
Nepal 1
Miamare 0
Siria 1
Timor-Leste 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 41 894
USA 35206
Brazili 1546
Kanada 1430
Ekuador 789
Kili 632
Peru 363
Meksika 316
Panama 313
Argjentina 266
Kolumbia 235
Republika Domenikane 202
Uruguai 158
Kosta Rika 134
Trinidad dhe Tobago 50
Venezuela 36
Kuba 35
Bolivia 27
Hondurasi 27
Paraguaji 22
Xhamajka 19
Guatemala 19
Barbado 17
Antilles 13
Bermuda 6
Gujana 5
Suriname 5
Bahamas 4
Ishujt Kajman 3
El Salvador 3
Haiti 2
Saint Lucia 2
Greenland 2
Monserat 1
Nikaragua 2
Saint Vincent 1
Antigua dhe Barbuda 1
Grenada 1
Dominica 1
Oqeania 1865
Australia 1709
Zelanda e re 102
Polinezia Franceze 18
Guam 27
Kaledonia e re 5
Fixhi 3
Papa new Guinea 1
Afrika 1266
Egjypt 294
Afrika e jugut 274
Maroku 115
Algjeria 102
Burkina Faso 64
Tunizia 75
Senegali 67
Kameruni 27
Republika Demokratike e Kongo 30
Nigeria 30
Gana 24
Cote d’lvoire 25
Ruanda 19
Kenia 15
Togo 15
Republika e Tanzanisë 12
Etiopia 11
Seychelles 7
Guinea Ekuatorit 6
Gabon 6
Republika e Afrikës qëndrore 4
Kongo 4
Eswatini 4
Liberia 3
Madagaskar 3
Namibia 3
Kape verde 3
Benin 2
Çad 2
Guinea 2
Mauritania 2
Sudan 2
Zambia 3
Zimbab 2
Xhibuti 1
Eritrea 1
Angola 2
Gambia 1
Somalia 1
Niger 1
Uganda 1
Mozambiku 1
Total 167 883

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

 kontinenteve (përveç Kinës), 23. 03. 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 170 424 raste të konfirmuara
    • 8748 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 23 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (23 mars 2020)
Europa 150 463
Italia 59 138
Spanja 28 572
Gjermania 24 774
Franca 16 018
Zvicra  6 971
Anglia 5 683
Hollanda 4 204
Austria 3 631
Belgjika 3 401
Norvegjia 2 132
Suedia 1 906
Portugalia 1 600
Danimarka 1 395
Çekia 1165
Turqia 1236
Irlanda 906
Luksemburg 798
Polonia 634
Greqia 624
Finlanda 626
Islanda 568
Rumania 433
Sllovenia 414
Estonia 326
Rusia 438
Kroacia 235
Sllovakia 185
Armenia 190
Serbia 188
Bullgaria 185
San Marino 151
Hungaria 167
Lituania 143
Letoni 139
Bosnje –Hercegovina 125
Ishujt Faroe 115
Andora 113
Maqedonia e Veriut 114
Qipro 95
Moldavia 94
Shqipëria 89
Bjellorusia 76
Malta 90
Azerbaxhan 65
Gjeorgjia 54
Litenshtein 46
Ukraina 47
Kosova 31
Monako 23
Mali i zi 21
Xhersi 15
Gjibraltar 15
Vatikani 1
Guemsey 17
Isle of Man 2

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 23 Mars 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

Situata e COVID-19 në Itali datë 22.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 46638 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 5476 vdekje
  • 7024 pacientë të shëruar
  • 3009 në terapi intensive
  • 23783 në izolim në shtëpi

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

  1. Lombardia 17885 raste
  2. Emilia Romanja   6390 raste
  3. Veneto                 4644 raste
  4. Piemonte   4127 raste
  5. Marche   2231 raste
  6. Toskana   2144 raste
  7. Liguria   1351 raste
  8. Lazio   1272 raste
  9. Trento                    885 raste
  10. Campania     866 raste
  11. Fruli     738 raste
  12. Bolzano     648 raste
  13. Puglia     748 raste
  14. Siçili     596 raste
  15. Abruzzo     539  raste
  16. Umbria     500 raste
  17. Valle d’Aosta     354 raste
  18. Sardenja     327 raste
  19. Kalabri     260 raste
  20. Molise       52 raste
  21. Basilikata       81 raste

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.