.

vije ndarëse

Postuar më: 24/03/2020

24 Mars 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (24.03.2020) janë testuar 930 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 123 raste të konfirmuar
  • 5 persona kanë ndërruar jetë
  • 10 pacientë të shëruar

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 24.03.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 72 2
Fieri 12
Durrësi 8 1
Korça 9
Vlora 4
Kavaja 4 1
Lushnja 4 1
Rrogozhina 2
Elbasani 2
Shkodër 2
Has 2
Lezhë 1
Berat 1
TOTAL 123 5

 

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 74 testime.

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, 49 vjeç nga Tirana. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit Infektiv, 49-vjeçari nuk arriti të mbijetojë. I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive. Deri në këto momente kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19.

10 qytetarë janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit.

Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 57 pacientë të shtruar, 2 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

Po lidhet kontrata për blerjen e 54 respiratorëve dhe po vijohet procedura për 100 respiratorë të tjerë, që do të mbërrijnë sipas një kalendari të mirëpërcaktuar.

Eshtë arritur të sigurohet rritja e stokut me 25 mijë maska ffp2/ffp3 dhe në vazhdim pritet furnizimi me 140 mijë maska ffp2/ffp3 dhe po planifikohet krijimi i një stoku me plus 200 mijë maskash specifike ffp2/ffp3. Nërkohë kemi në dispozicion një sasi stoku mbi 500 mijë maska të thjeshta dhe kirurgjikale si dhe rreth 650 mijë doreza sterile dhe josterile.

Sa i përket veshjeve speciale do të shtohet në këtë javë me 10 mijë veshje dhe po planifikohet rritjen e stokut me 50 mijë veshje speciale.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Qëndroni në shtëpi.

Respektoni rregullat e distancimit social.

Respektoni rregullat e higjenës.

 

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 378 041 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 16 365
  • Azi:          125 097 raste të konfimuara

5414 vdekje

  • Afrikë 1661 raste të konfirmuara

50 vdekje

  • Amerikë: 54 313 raste të konfirmuara

700 vdekje

  • Oqeania : 2029 raste të konfirmuara

8 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 24 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (24 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 125 097
Kina 81748
Iran 23049
Republika e Koresë 9037
Malajzi 1518
Izrael 1442
Japoni  1128
Pakistani   887
Tajland 827
Indonezia 579
Arabia Saudite 562
Katar 501
Singapor 509
Indi 492
Filipine 462
Bahrain 339
Liban 267
Irak 266
Emiratet e Bashkuara Arabe 198
Taivan 195
Kuvajt 189
Vietnam 123
Jordania 112
Brunei 91
Sri Lanka 97
Kamboxhia 87
Oman 66
Kazakistan 62
Palestina 59
Uzbekistan 49
Afganistan 40
Mauritus 36
Bangladeshi 33
Kyrgystan 16
Maldive 13
Mongolia 10
Bhutan 2
Nepal 2
Miamare 2
Siria 1
Timor-Leste 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 54 313
USA 46442
Brazili 1891
Kanada 1646
Ekuador 981
Kili 746
Peru 395
Meksika 367
Panama 345
Argjentina 301
Kolumbia 235
Republika Domenikane 245
Uruguai 162
Kosta Rika 158
Trinidad dhe Tobago 51
Venezuela 84
Kuba 40
Hondurasi 30
Bolivia 28
Paraguaji 27
Xhamajka 19
Guatemala 20
Barbado 17
Antilles 17
Ishujt e Virxhinias 17
Bermuda 6
Gujana 6
Suriname 6
Bahamas 4
Ishujt Kajman 3
El Salvador 5
Haiti 5
Saint Lucia 2
Greenland 4
Monserat 1
Nikaragua 2
Saint Vincent 1
Antigua dhe Barbuda 1
Belize 1
Grenada 1
Dominica 1
Oqeania 2029
Australia 1823
Zelanda e re 142
Polinezia Franceze 23
Guam 29
Kaledonia e re 7
Fixhi 4
Papa new Guinea 1
Afrika 1661
Afrika e jugut 402
Egjypt 327
Algjeria 189
Maroku 134
Tunizia 89
Senegali 79
Burkina Faso 75
Kameruni 56
Republika Demokratike e Kongo 26
Nigeria 40
Ruanda 36
Gana 27
Cote d’lvoire 25
Togo 18
Madagaskar 17
Kenia 16
Republika e Tanzanisë 12
Etiopia 11
Guinea Ekuatorit 9
Uganda 9
Seychelles 7
Gabon 6
Benin 5
Republika e Afrikës qëndrore 4
Kongo 4
Eswatini 4
Kape verde 3
Xhibuti 3
Liberia 3
Namibia 3
Zambia 3
Angola 2
Çad 2
Gambia 2
Guinea 2
Mauritania 2
Niger 2
Sudan 2
Zimbab 2
Eritrea 1
Somalia 1
Mozambiku 1
Total 183 796

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 24. 03. 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 194 245 raste të konfirmuara
    • 10186 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 24 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (24 mars 2020)
Europa 150 463
Italia 63 927
Spanja 33 089
Gjermania 29 212
Franca 19 856
Zvicra  8 015
Anglia 6 650
Hollanda 4 749
Austria 4 486
Belgjika 3 743
Norvegjia 2 371
Portugalia 2 060
Suedia 2 016
Turqia 1 529
Danimarka 1 460
Çekia 1 236
Irlanda 1 125
Luksemburg 875
Polonia 749
Finlanda 700
Greqia 695
Islanda 588
Rumania 576
Sllovenia 442
Rusia 438
Estonia 352
Kroacia 306
Serbia 222
Bullgaria 201
Armenia 194
Sllovakia 191
Hungaria 187
San Marino 187
Letoni 180
Lituania 179
Maqedonia e Veriut 136
Andora 133
Bosnje –Hercegovina 129
Ishujt Faroe 118
Qipro 116
Moldavia 109
Malta 107
Shqipëria 100
Bjellorusia 81
Ukraina 73
Azerbaxhan 72
Gjeorgjia 61
Kosova 61
Litenshtein 46
Mali i zi 27
Monako 23
Guemsey 20
Xhersi 18
Gjibraltar 15
Isle of Man 13
Vatikani 1

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 24 Mars 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

Situata e COVID-19 në Itali datë 23.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 50418 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 6077 vdekje
  • 7432 pacientë të shëruar
  • 3204 në terapi intensive
  • 26522 në izolim në shtëpi

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

  1. Lombardia 18911 raste
  2. Emilia Romanja   7220 raste
  3. Veneto                 4986 raste
  4. Piemonte   4529 raste
  5. Marche   2358 raste
  6. Toskana   2301 raste
  7. Liguria   1553 raste
  8. Lazio   1414 raste
  9. Trento     914 raste
  10. Campania     929 raste
  11. Fruli     771 raste
  12. Bolzano     688 raste
  13. Puglia     862 raste
  14. Siçili     681 raste
  15. Abruzzo     605  raste
  16. Umbria     556 raste
  17. Valle d’Aosta     379 raste
  18. Sardenja     343 raste
  19. Kalabri     280 raste
  20. Molise       50 raste
  21. Basilikata       89 raste

 

 Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.