.

vije ndarëse

Postuar më: 25/03/2020

25 mars 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (25.03.2020) janë testuar 1041 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 146 raste të konfirmuar
  • 5 persona kanë ndërruar jetë
  • 17 pacientë të shëruar

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 25.03.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 83 2
Fieri 14
Durrësi 9 1
Korça 11
Vlora 5
Kavaja 4 1
Lushnja 4 1
Rrogozhina 2
Elbasani 3
Shkodër 3
Has 2
Lezhë 4
Berat 1
Kruja 1
TOTAL 146 5

 

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 111 testime.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Krujë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 72 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në terapi intensive (3 pacientë janë të intubuar në gjenje të rëndë). Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

17 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

ISHP ka rritur gamën e testimeve po vijon me testimin e rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

Ditën e sotme ka mbërritur një sasi prej 50 mijë mjetesh të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, (blerje e qeverisë shqiptare në Turqi) të cilat kanë filluar të shpërndahen në të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e stokut për mjetet mbrojtëse personale dhe njëkohësisht rritjen e sigurisë për stafet mjekësore.

Gjithashtu është arritur të sigurohet rritja e stokut me 25 mijë maska ffp2/ffp3 dhe në vazhdim pritet furnizimi me 140 mijë maska ffp2/ffp3 dhe po planifikohet krijimi i një stoku me plus 200 mijë maskash specifike ffp2/ffp3. Nërkohë kemi në dispozicion një sasi stoku mbi 500 mijë maska të thjeshta dhe kirurgjikale si dhe rreth 650 mijë doreza sterile dhe josterile.

Po behet gati ngritja e një strukture të re, një spital karantinë për rastet jo të rënda.
Brenda 20 ditësh do të filloj përshtatja e një strukture të re, spital karantinë për rastet jo të renda. Sot është bërë një investigim në vendin ku mendohet të jetë ky objekt i cili do t’i nënshtrohet edhe një rehabilitimi dhe më pas edhe një plotësimi të nevojave bazë, me mobilimin spitalor dhe me aparaturat bazike për të përballuar fluksin për ata pacientë që nuk do të jenë në gjendje të rëndë. Ky spital konsiderohet skenar i katërt në rendin e skenareve të projektuara.

Po lidhet kontrata për blerjen e 54 respiratorëve dhe po vijohet procedura për 100 respiratorë të tjerë, që do të mbërrijnë sipas një kalendari të mirëpërcaktuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Qëndroni në shtëpi.

Respektoni rregullat e distancimit social.

Respektoni rregullat e higjenës.

 

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta adminsitrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID – 19”

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 416 916 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 18 565
  • Azi:          130 691 raste të konfimuara

5610 vdekje

  • Afrikë 2128 raste të konfirmuara

60 vdekje

  • Amerikë: 64 419 raste të konfirmuara

946 vdekje

  • Oqeania : 2684 raste të konfirmuara

9 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

7 vdekje

 

 

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 25 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (25 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 130 691
Kina 81847
Iran 24811
Republika e Koresë 9137
Izrael 1930
Turqi 1872
Malajzi 1624
Japoni  1193
Pakistani   991
Tajland  934
Arabia Saudite  767
Indonezia  686
Indi  562
Singapor  558
Filipine  552
Katar  526
Bahrain  390
Irak  316
Liban  304
Emiratet e Bashkuara Arabe 248
Taivan 216
Kuvajt 191
Vietnam 134
Jordania 127
Brunei 104
Sri Lanka 102
Kamboxhia 91
Oman 84
Kazakistan 79
Palestina 60
Uzbekistan 55
Afganistan 42
Kyrgystan 42
Mauritus 42
Bangladeshi 39
Maldive 13
Mongolia 10
Bhutan 2
Nepal 3
Miamare 3
Laos 2
Siria 1
Timor-Leste 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 64 419
USA 55231
Brazili 2201
Kanada 1959
Ekuador 1082
Kili 922
Panama 443
Peru 416
Meksika 405
Argjentina 387
Kolumbia 235
Republika Domenikane 312
Uruguai 189
Kosta Rika 177
Venezuela 91
Trinidad dhe Tobago 57
Kuba 48
Paraguaji 37
Hondurasi 36
Bolivia 32
Antilles 22
Guatemala 21
Xhamajka 21
Barbado 18
Ishujt e Virxhinias 17
El Salvador 9
Suriname 8
Haiti 7
Bermuda 6
Gujana 5
Bahamas 4
Greenland 4
Antigua dhe Barbuda 3
Ishujt Kajman 3
Dominica 2
Nikaragua 2
Saint Lucia 2
Belize 1
Grenada 1
Monserat 1
Saint Vincent 1
Ishujt Turks dhe Kaikos 1
Oqeania 2684
Australia 2423
Zelanda e re 189
Polinezia Franceze 25
Guam 32
Kaledonia e re 9
Fixhi 5
Papa new Guinea 1
Afrika 2128
Afrika e jugut 557
Egjypt 366
Algjeria 231
Maroku 170
Tunizia 114
Burkina Faso 99
Senegali 86
Cote d’lvoire 73
Kameruni 72
Gana 53
Republika Demokratike e Kongo 45
Nigeria 44
Ruanda 40
Kenia 25
Madagaskar 19
Togo 18
Republika e Tanzanisë 12
Etiopia 11
Guinea Ekuatorit 9
Uganda 9
Niger 7
Seychelles 7
Gabon 6
Benin 5
Republika e Afrikës qëndrore 4
Eswatini 4
Kongo 4
Guinea 4
Kape verde 3
Çad 3
Xhibuti 3
Gambia 3
Liberia 3
Namibia 3
Sudan 3
Zambia 3
Angola 2
Mauritania 2
Zimbab 2
Eritrea 1
Somalia 1
Mozambiku 1
Libia 1
Total 200 618

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 25. 03. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 216 298 raste të konfirmuara
    • 11 933 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 25 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (25 mars 2020)
Europa 150 463
Italia 69 176
Spanja 39 673
Gjermania 31 554
Franca 22 302
Zvicra  8 789
Anglia 8 077
Hollanda 5 560
Austria 5 282
Belgjika 4 269
Norvegjia 2 566
Portugalia 2 362
Suedia 2 272
Danimarka 1 591
Çekia 1 394
Irlanda 1 329
Luksemburg 1 099
Polonia    901
Finlanda   792
Rumania    762
Greqia    743
Islanda    648
Rusia    495
Sllovenia    480
Kroacia     382
Estonia     369
Armenia     265
Serbia     249
Hungaria     226
Bullgaria     220
Lituania     209
Sllovakia     204
Letoni     197
San Marino     187
Andora     164
Bosnje –Hercegovina     162
Maqedonia e Veriut     148
Moldavia     125
Qipro     124
Shqipëria     123
Ishujt Faroe     122
Malta     120
Azerbaxhan      87
Ukraina     84
Bjellorusia     81
Gjeorgjia    70
Kosova    63
Litenshtein    47
Mali i zi    47
Monako    27
Guemsey 23
Isle of Man 23
Xhersi 18
Gjibraltar 15
Vatikani 1

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 25Mars 2020.

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 24.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 54030 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 6820 vdekje
  • 8326 pacientë të shëruar
  • 3396 në terapi intensive
  • 28697 në izolim në shtëpi

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

  1. Lombardia 19868 raste
  2. Emilia Romanja   7711 raste
  3. Veneto                 5351 raste
  4. Piemonte   5124 raste
  5. Marche   2497 raste
  6. Toskana   2519 raste
  7. Liguria   1692 raste
  8. Lazio   1545 raste
  9. Campania     992 raste
  10. Trento     975 raste
  11. Puglia     940 raste
  12. Fruli     848 raste
  13. Bolzano     699 raste
  14. Siçili     799 raste
  15. Abruzzo     622 raste
  16. Umbria     624 raste
  17. Valle d’Aosta     379 raste
  18. Sardenja     395 raste
  19. Kalabri     304 raste
  20. Basilikata       91 raste
  21. Molise       55 raste

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.