.

vije ndarëse

Postuar më: 26/03/2020

26 Mars 2020/ Situata e përditësuar për koronavirusin COVID-19

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (26.03.2020) janë testuar 1144 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 174 raste të konfirmuar
  • 6 persona kanë ndëruar jetë
  • 17 pacientë të shëruar

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 26.03.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 102 3
Fieri 18  
Durrësi 10 1
Korça 11  
Vlora 5  
Kavaja 4 1
Lushnja 4 1
Rrogozhina 2  
Elbasani 3  
Shkodër 3  
Has 2  
Lezhë 4  
Berat 1  
Tropojë 2  
Kruja 1  
TOTAL 174 6

 

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 103 testime.

Gjatë mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste janë në terapi itensive 2 janë të intubuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

ISHP ka rritur gamën e testimeve po vijon me testimin e rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

Po behet gati ngritja e një strukture të re, një spital karantinë për rastet jo të rënda.
Ditën e sotme Kryeministri Rama, Ministrja Manastirliu dhe ministri Ahmetaj inspektuan strukturën e cila do të përshatet si spital-karantinë. Spitali karantinë do të shërbejë për ata pacientë që përmirësohen por kanë nevojë ende për t’u mbajtur nën vëzhgim dhe janë të hospitalizuar.
Në këtë strukturë do të jenë rreth 100 shtretër, do të adaptohet, një farmaci, një depozitim i vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e caktuara, duke qenë se këtu do të shtrohen ato që janë në fazë shërimi, por do kenë asistencën e nevojshme.

Kjo është pjesë e skenarit të katërt, pasi në skenarin e parë, të dytë dhe të tretë janë struktura të tjera në spitalet publike, ndërsa ky do të shërbejë si një spital-karantinë me një organizim të asistencës bazë mjekësore.

Eshtë shtuar stoku me një sasi prej 50 mijë mjetesh të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, (blerje e qeverisë shqiptare në Turqi) të cilat po shpërndahen në të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor.

Gjithashtu është arritur të sigurohet rritja e stokut me 25 mijë maska ffp2/ffp3 dhe në vazhdim pritet furnizimi me 140 mijë maska ffp2/ffp3 dhe po planifikohet krijimi i një stoku me plus 200 mijë maskash specifike ffp2/ffp3. Nërkohë kemi në dispozicion një sasi stoku mbi 500 mijë maska të thjeshta dhe kirurgjikale si dhe rreth 650 mijë doreza sterile dhe josterile.

Po lidhet kontrata për blerjen e 54 respiratorëve dhe po vijohet procedura për 100 respiratorë të tjerë, që do të mbërrijnë sipas një kalendari të mirëpërcaktuar.

2,5 miliard lekë janë alokuar nga qeveria shqiptare për sektorin e shëndetësisë në luftën kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Qëndroni në shtëpi.

Respektoni rregullat e distancimit social.

Respektoni rregullat e higjenës.

 

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta adminsitrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID – 19”

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 467 710 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 20 947.
  • Azi:          135 297 raste të konfimuara

5802 vdekje

  • Afrikë 2604 raste të konfirmuara

66 vdekje

  • Amerikë: 81 031 raste të konfirmuara

1227 vdekje

  • Oqeania : 2788 raste të konfirmuara

9 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

7 vdekje

 

 

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 26 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (26 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 135 297
Kina 81968
Iran 27017
Republika e Koresë 9241
Turqi 2433
Izrael 2369
Malajzi 1796
Japoni  1268
Pakistani 1057
Tajland 1045
Arabia Saudite  900
Indonezia  790
Indi  649
Singapor  568
Filipine  636
Katar  537
Bahrain  419
Irak  346
Liban  333
Emiratet e Bashkuara Arabe  333
Taivan  235
Kuvajt  195
Jordania  153
Vietnam  148
Brunei  107
Sri Lanka  102
Kamboxhia 96
Oman 99
Kazakistan 88
Afganistan 75
Uzbekistan 65
Palestina 62
Mauritus 48
Kyrgystan 44
Bangladeshi 39
Maldive 13
Mongolia 10
Bhutan 3
Nepal 3
Miamare 3
Laos 2
Siria 1
Timor-Leste 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 81 031
USA 69134
Kanada 3385
Brazili 2433
Ekuador 1211
Kili 1142
Peru 558
Argjentina 502
Kolumbia 470
Panama 443
Meksika 405
Republika Domenikane 392
Uruguai 217
Kosta Rika 201
Venezuela 106
Trinidad dhe Tobago 60
Kuba 57
Hondurasi 52
Bolivia 39
Paraguaji 37
Xhamajka Antilles 25
Guatemala 24
Aruba 19
Barbado 18
Ishujt e Virxhinias 17
El Salvador 13
Suriname 8
Haiti 8
Dominica 7
Bermuda 6
Kuracao 6
Gujana 5
Bahamas 5
Greenland 5
Antigua dhe Barbuda 3
Ishujt Kajman 3
Saint Lucia 3
Belize 2
Nikaragua 2
Saint Kits dhe Nevis 2
Sint Marten 2
Grenada 1
Monserat 1
Saint Vincent 1
Ishujt Turks dhe Kaikos 1
Oqeania 2788
Australia 2423
Zelanda e re 283
Polinezia Franceze 25
Guam 37
Kaledonia e re 14
Fixhi 5
Papa new Guinea 1
Afrika 2604
Afrika e jugut 709
Egjypt 442
Algjeria 264
Maroku 225
Tunizia 173
Burkina Faso 114
Senegali 99
Cote d’lvoire 80
Kameruni 72
Gana 68
Republika Demokratike e Kongo 45
Nigeria 51
Ruanda 41
Kenia 25
Madagaskar 19
Togo 23
Uganda 14
Xhibuti 12
Etiopia 12
Republika e Tanzanisë 12
Zambia 12
Guinea Ekuatorit 11
Niger 7
Seychelles 7
Gabon 6
Benin 5
Mozambiku 5
Kape verde 4
Republika e Afrikës qëndrore 4
Kongo 4
Eritrea 4
Eswatini 4
Guinea 4
Namibia 4
Çad 3
Gambia 3
Liberia 3
Sudan 3
Zimbabue 3
Angola 2
Mali 2
Mauritania 2
Libia 1
Somalia 1
Total 222 416

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 26. 03. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 245 294 raste të konfirmuara
    • 13 836 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 26 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (26 mars 2020)
Europa 150 463
Italia 74 386
Spanja 47 610
Gjermania 36 508
Franca 25 233
Zvicra  9 714
Anglia  9 529
Hollanda  6 412
Austria 5 888
Belgjika 4 937
Norvegjia 2 916
Portugalia 2 995
Suedia 2 510
Danimarka 1 724
Çekia 1 654
Irlanda 1 564
Luksemburg 1 333
Polonia 1 051
Finlanda   880
Rumania    906
Greqia    821
Islanda    737
Rusia    658
Sllovenia    528
Kroacia     418
Estonia     404
Armenia     290
Serbia     303
Lituania     274
Hungaria     261
Bullgaria     242
Letoni     221
Sllovakia    216
San Marino     208
Andora     188
Bosnje –Hercegovina     181
Maqedonia e Veriut     177
Moldavia     149
Shqipëria     146
Qipro     132
Ishujt Faroe     132
Malta     129
Ukraina     113
Azerbaxhan     93
Bjellorusia     86
Gjeorgjia     73
Kosova     71
Mali i zi     53
Litenshtein     51
Monako 31
Guemsey 30
Gjibraltar 26
Isle of Man 23
Xhersi 18
Vatikani 1

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 26 Mars 2020.

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 25.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

  • 57521 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 7503 vdekje
  • 9362 pacientë të shëruar
  • 3396 në terapi intensive
  • 74386 në izolim në shtëpi

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

  1. Lombardia 20591 raste
  2. Emilia Romanja   8256 raste
  3. Veneto                 5745 raste
  4. Piemonte   5556 raste
  5. Marche   2639 raste
  6. Toskana   2776 raste
  7. Liguria   1826 raste
  8. Lazio   1675raste
  9. Campania   1072 raste
  10. Trento   1058 raste
  11. Puglia   1023 raste
  12. Fruli     911 raste
  13. Bolzano     748 raste
  14. Siçili     936 raste
  15. Abruzzo     738 raste
  16. Umbria     686 raste
  17. Valle d’Aosta     375 raste
  18. Sardenja     412 raste
  19. Kalabri     333 raste
  20. Basilikata     112 raste
  21. Molise       53 raste

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.