.

vije ndarëse

Postuar më: 29/03/2020

29 mars 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (29.03.2020) janë testuar 1436  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 212 raste të konfirmuara
  • 10 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 40 pacientë të shëruar

 

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 29.03.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 121 5
Fieri 22 1
Durrësi 12 1
Korça 12
Vlora 5 1
Elbasani 5
Lushnja 4 1
Kavaja 4 1
Shkodër 5
Lezhë 5
Kruja 5
Puka 3
Tropojë 3
Has 2
Rrogozhina 2
Berat 1
Mirdita 1
TOTAL 212 10

 

Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1436 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 212 raste.

Nga COVID-19 kanë humbur jetën deri tani 10 qytetarë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 76 të shtruar. Prej tyre 6 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

7 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit mes të cilëve 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Në total 40 pacientë janë shëruar, të cilët pas testeve të kontrollit të kryer kanë rezultuar negativë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Mirditë dhe zgjerohet në Tiranë, Fier dhe Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Eshtë hapur spitali i dytë COVID. Nga sot, spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë COVID në vend pas atij të Shërbimit Infektiv në QSUT, ku do të trajtohen personat e prekur nga Koronavirusi COVID-19. Në Spitalin “Shefqet Ndroqi” është bērë një riorganizim i ambienteve, me një kapacitetet prej 190 shtretër, spitali do të vihet në dispozicion për përballimin e Pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, ndërsa pacientët e këtij spitali janë zhvendosur në spitalin e Elbasanit.

 

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

 

Eshtë shtuar stoku për mjetet të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, (blerje e qeverisë shqiptare në Turqi) të cilat po shpërndahen në të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani kanë mbërritur 15 ton me materiale te tilla në Shqipëri nëpërmjet linjës së korridorit të posaçëm të dedikuar nga Turqia për ardhjen e këtyre mallrave dhe në total ky furnizim do të jetë 26 ton, i financuar nga qeveria shqiptare. Janë materiale të mbrojtjes personale si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.

Do të përshtatet si spital karantinë një strukturë në aksin Tiranë Durrës.
E vendosur në dispozicion Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 më qëllim që të funksionojë si strukturë spitalore karantinë. (VKM Nr. 244 datë 26.03.2020).

Kanë nisur procedurat edhe për blerjen e 54 respiratorëve dhe po vijohet procedura për 100 respiratorë të tjerë, që do të mbërrijnë sipas një kalendari të mirëpërcaktuar.

2,5 miliard lekë janë alokuar nga qeveria shqiptare për sektorin e shëndetësisë në luftën kundër COVID-19.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Qëndroni në shtëpi

Respektoni rregullat e distancimit social.

Respektoni rregullat e higjenës.

 

 

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta adminsitrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID – 19”

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 657 140 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 30 451.
  • Azi:          155 006 raste të konfimuara

6467 vdekje

  • Afrikë 3978 raste të konfirmuara

119 vdekje

  • Amerikë: 143 746 raste të konfirmuara

2543 vdekje

  • Oqeania : 4395 raste të konfirmuara

16 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 29 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (29 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 155 006
Kina 82342
Iran 35408
Republika e Koresë 9583
Turqi 7402
Izrael 3619
Malajzi 2320
Japoni  1693
Pakistani 1408
Tajland 1245
Arabia Saudite 1203
Indonezia 1155
Indi  979
Filipine 1075
Singapor  803
Katar  590
Bahrain  473
Irak  506
Emiratet e Bashkuara Arabe  468
Liban  412
Taivan  283
Kuvajt  235
Jordania  235
Kazakistan  229
Vietnam  223
Oman  152
Uzbekistan  133
Brunei   120
Sri Lanka   115
Kamboxhia   103
Mauritus   102
Afganistan   106
Palestina      97
Kyrgystan      84
Bangladeshi      48
Maldive      16
Mongolia      12
Laos      6
Miamare      8
Siria      5
Bhutan      4
Nepal      5
Timor-Leste      1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 143 746
USA 124665
Kanada 5386
Brazili 3904
Ekuador 1835
Kili 1902
Panama 901
Meksika 848
Argjentina 745
Peru 671
Republika Domenikane 719
Kolumbia 608
Uruguai 304
Kosta Rika 295
Kuba 119
Venezuela 119
Hondurasi 110
Porto Riko 100
Bolivia 81
Trinidad dhe Tobago 74
Paraguaji 59
Guatemala 34
Aruba 28
Xhamajka 32
Barbado 26
Bermuda 22
Ishujt e Virxhinias 22
El Salvador 19
Dominica 11
Bahamas 11
Greenland 10
Grenada 9
Ishujt Kajman 8
Kuracao 8
Gujana 8
Haiti 8
Suriname 8
Antigua dhe Barbuda 7
Monserat 5
Ishujt Turks dhe Kaikos 5
Saint Lucia 4
Nikaragua 3
Sint Marten 3
Anguilla 2
Belize 2
Ishujt Britanik Virgin 2
Saint Kits dhe Nevis 2
Saint Vincent 1
Grenadines 1
Oqeania 4395
Australia 3809
Zelanda e re 476
Polinezia Franceze 34
Guam 55
Kaledonia e re 15
Fixhi 5
Papa new Guinea 1
Afrika 3978
Afrika e jugut 1187
Egjypt 536
Algjeria 409
Maroku 358
Tunizia 227
Burkina Faso 180
Gana 141
Cote d’lvoire 140
Senegali 130
Kameruni 99
Nigeria 97
Republika Demokratike e Kongo 58
Ruanda 60
Kenia 38
Uganda 30
Madagaskar 28
Togo 28
Zambia 28
Kongo 19
Etiopia 16
Xhibuti 15
Guinea Ekuatorit 13
Republika e Tanzanisë 13
Niger 10
Eswatini 9
Mali 9
Guinea 8
Mozambiku 8
Namibia 8
Gabon 7
Seychelles 7
Zimbabue 7
Benin 6
Kape verde 6
Republika e Afrikës qëndrore 6
Eritrea 6
Çad 5
Mauritania 5
Sudan 5
Angola 4
Gambia 3
Liberia 3
Somalia 3
Guinea – Bissau 2
Libia 1
Total 307 821

 

 

 

 

 

 

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 29. 03. 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 349 319 raste të konfirmuara
    • 21 291 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 29 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (29 mars 2020)
Europa 349 319
Italia 92 472
Spanja 72 248
Gjermania 52 547
Franca 37 575
Anglia 17 089
Zvicra 13 152
Hollanda    9 762
Belgjika    9 134
Austria    8 291
Portugalia    5 170
Norvegjia    3 845
Suedia    3 447
Çekia    2 663
Irlanda    2 415
Danimarka    2 201
Luksemburg    1 831
Polonia    1 638
Rumania    1 452
Rusia    1 264
Finlanda    1 218
Greqia    1 061
Islanda    963
Sllovenia    691
Serbia     659
Kroacia     657
Estonia     640
Armenia     424
Hungaria     408
Lituania     394
Bullgaria     331
Ukraina    311
Andora    308
Letoni    305
Sllovakia a     295
Bosnje –Hercegovin     257
Maqedonia e Veriut     241
Moldavia     231
San Marino     224
Shqipëria     197
Azerbaxhan     182
Qipro     179
Ishujt Faroe     155
Malta     139
Bjellorusia     94
Kosova     86
Gjeorgjia     85
Mali i zi     84
Xhersi     61
Litenshtein     61
Gjibraltar     56
Monako     43
Guemsey     39
Isle of Man      32
Vatikani      6

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 28 Mars 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 29.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 73880 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 10779 vdekje
  • 13030 pacientë të shëruar
  • 3906 në terapi intensive
  • 42558 në izolim në shtëpi

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 25392
Emilia Romanja 10535
Veneto 7251
Piemonte 7268
Marche 3160
Toskana 3786
Liguria 2279
Lazio 2362
Campania 1556
Trento 1293
Puglia 1432
Siçili 1330
Fruli 1141
Abruzzo 1169
Bolzano 1034
Umbria 897
Valle d’Aosta 539
Sardenja 582
Kalabria 577
Bazilikata 197
Molise 100

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.