.

vije ndarëse

Postuar më: 29/06/2020

29 Qershor 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

29 Qershor 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (29.06.2020) janë testuar 26663  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 2466 raste të konfirmuara
  • 59 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 1438 pacientë të shëruar
  • 970 numri i rasteve aktive

Shpërndarja e rasteve konfirmuara me COVID-19,  datë: 29. 06.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 21 15 0
Dibër 11 10 0
Durrës 492 248 10
Elbasan 38 24 1
Fieri 120 68 5
Gjirokastër 8 1 0
Korça 50 22 0
Kukës 63 44 1
Lezhë 97 58 0
Shkodër 351 189 8
Tiranë 1103 713 32
Vlorë 112 10 2
Total 2466 1438 59

 

 

Situata e COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundi

 

 

Në 24 orët e fundit, referuar shërbimit infektiv, një paciente 78 vjeçare nga Tirana, një pacient 83 vjeçar nga Durrësi dhe  një 69- vjeçar nga Shkodra kanë ndërruar jetë. 59 qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në vendin tonë.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 64 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.

Në vendin tonë aktualisht janë 970 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

 

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në terren për të siguruar zbatimin e protokolleve

Në zbatim të Urdhërave të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për masat e veçanta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19,  Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po vijon në terren kontrollet e të gjithë subjekteve për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës anti-COVID: Drejtorinë Tatimore, Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, kanë intensifikuar kontrollet në terren

Mbi 88 mijë subjekte janë kontrolluar dhe monitoruar në të gjithë vendin gjatë periudhës së epidemisë për masat ndaj COVID19. Janë vendosur 330 masa administrative.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon nga qytetarët zbatimin e masave të distancimit sociale, higjenës personale dhe përdorimin e maskave në vendet e mbyllura të rekomanduara. Gjithashtu ju kërkon institucioneve dhe bizneseve të zbatojnë në mënyrë strikte protokollet e sigurisë.

Ndërkohë inspektimet nga inspektorët shëndetësore do të vijojnë punën në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve për zbatim të protokolleve të sigursë me zero tolerancë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Fuqizimi i njësive të terapisë intensive

 

Forcohen kapacitetet e pajisjeve jetëshpëtuese në terapinë intensive në spitale, me 265 monitorë të rinj, financim i qeverisë shqiptare, për t’ju përgjigjur situatës së shkaktuar nga COVID19.
Janë 265 monitorë, 50 prej të cilëve janë multi-parametrikë, janë pajisje të rëndësishme jetëshpëtuese që i shtohen flotës së aparaturave mjekësore në spitale, me qëllim forcimin e kapaciteteve në terapitë intensive, në kuadër të strategjisë sonë të përgjigjes ndaj COVID19.

Me financim nga buxheti i shtetit, drejtoria e QSUT po përfundon rekrutimin e stafit mbështetës prej 50 mjekësh, infermierësh për të përballuar fluksin e mundshëm të COVID19 në spitalin COVID 3 (ish-kirurgjitë), e cila do të hapet nëse do të ketë shtim të rasteve në spitalin Infektiv, paralelisht me spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” nëse do të ketë shtim të rasteve në terapi intensive që kanë nevojë për trajtim të specializuar. Sipas strategjisë së miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, janë katër spitale të parashikuara për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19, me një kapacitet prej 550 shtretër.

 

Në kuadër të fuqizimit të njësive të terapisë intensive, deri tani janë pajisur me sete të reja edhe reanomacionet në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe Elbasanit, spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat:

Situata epidemiologjike në vend po vijon në javën e 16 të epidemisë, por në 3 javët e fundit kemi një intensitet të lartë të hasjes së rasteve pozitive me Covid19. Kemi gjithashtu dhe një numër të lartë të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor dhe terapi intensive. Kjo situatë, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kriterin epidemiologjik, siç është periudha e gjatë e inkubacionit 14 ditor, si dhe mos respektimi i masave të vendosura për ndërprerjen e trasmetimit të virusit.

Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për të gjithë qytetarët, bizneset, institucionet, respektoni masat e vendosura dhe protokollet e miratuara të sigurisë, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo sipërmarrje turistike dhe të gjithe pushuesve të zbatojnë protokollin e masave anti-Covid19 përgjatë gjithë sezonit.

Stafi i shërbimit, në kontaktet me pushuesit / vizitorët duhet të mbajë në mënyrë të domosdoshme maskat mbrojtëse. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 metër.

Të zbatohen me rigorozitet masat e pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina në të gjitha strukturat akomoduese.

Të tregohet kujdes në përdormin e ashensorit në strukturat akomoduese që e disponojnë atë, duke respektuar masat e distancimit dhe të higjienës.

Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm në mënyrë periodike. Të respektohet hapësira midis çadrave dhe ndenjëseve të pushuesve në distancë jo më pak se 3.5 m dhe të evitohen grumbullimet shoqërore.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik, apo informacion për Covid19. Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 10 112 754 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 501 562
  • Azi:          2 172 420 raste të konfimuara

54 177 vdekje

  • Afrikë 382 730 raste të konfirmuara

9 660 vdekje

  • Amerikë: 5 136 580 raste të konfirmuara

246 508 vdekje

  • Oqeania : 9 259 raste të konfirmuara

133 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 29 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (29 qershor 2020)
Kontinenti i Azisë 2 172 420
India 548318
Iran 222669
Pakistan 206512
Turqia 197239
Arabia Saudite 182493
Bangladesh 137787
Katar 94413
Kina 84757
Indonesia 54010
Emiratet e Bashkuara 47797
Irak 45402
Kuvait 44942
Singapore 43459
Oman 38150
Filipine 35455
Afghanistan 30967
Bahrain 25705
Izrael 23755
Kazakhstan 21327
Japonia 18476
Nepal 12772
Korea e jugut 12757
Malajsia 8634
Uzbekistan 8031
Taxhikistan 5849
Kyrgyzstan 5017
Thailand 3162
Maldives 2323
Palestine 2248
Sri_Lanka 2037
Liban 1740
Jordania 1121
Jemen 1118
Taivan 447
Vietnam 355
Mianmar 299
Siria 256
Mongolia 220
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 141
Bhutan 76
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 5 136 580
USA 2548996
Brazil 1344143
Peru 279419
Chile 271982
Mexico 216852
Canada 103239
Kolumbia 91769
Argentina 57731
Ekuador 55255
Panama 31686
Bolivia 31524
Republika Domenikane 31373
Honduras 18082
Guatemala 16930
Puerto_Rico 7189
El_Salvador 5934
Haiti 5847
Venezuela 5297
Kosta_Rika 3130
Kuba 2332
Nikaragua 2170
Paraguai 2127
Uruguai 929
Xhamaika 696
Suriname 490
Guyana 230
Ishujt Kajman 196
Bermuda 146
Trinidad dhe Tobago 126
Bahamas 104
Aruba 101
Barbados 97
Ishujt Virgin 81
Sint_Maarten 77
Antigua_and_Barbuda 65
Saint_Vincent_&_Grenadines 29
Ishujt Turks_and_Caicos 28
Belize 24
Curaçao 24
Grenada 23
Saint_Lucia 19
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 9 259
Australia 7686
Zelanda e re 1178
Polinezia Franceze 62
Guam 253
Kaledonia e re 21
Fixhi 18
Ishujt Mariana 30
Papa new Guinea 11
Afrika 382 730
Afrika e jugut 138134
Egjypt 65188
Nigeria 24567
Gana 17351
Algeria 13273
Kameron 12592
Maroku 12052
Sudan 9258
Cote_dIvoire 8944
Republika e Kongos 6826
Senegal 6586
Kenia 6070
Etiopia 5689
Guinea 5342
Gabon 5209
Xhibuti 4643
Mauritania 3907
Republika e Afrikes qendrore 3429
Somalia 2894
Mali 2147
Madagaskar 2078
Guinea Ekuadoriale 2001
Sudani jugor 1989
Guinea_Bissau 1614
Zambia 1557
Sierra_Leone 1427
Kongo 1245
Tunizia 1169
Cape _Verde 1155
Benin 1149
Malawi 1146
Niger 1074
Burkina_Faso 959
Ruanda 900
Chad 866
Mozambique 859
Uganda 859
Eswatini 781
Liberia 768
Libia 762
Sao_Tome _and_Principe 713
Togo 642
Zimbabwe 567
Republika e Tanzanise 509
Mauritius 341
Komorros 272
Angola 267
Saharaja perendimore 208
Eritrea 191
Namibia 183
Burundi 170
Botswana 125
Gambia 45
Lezoto 27
Seychelles 11
Total 7 701 685

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 29. 06. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 411 069 raste të konfirmuara
    • 191 077 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 29 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (29 qershor 2020)
Europa 2 411 069
Russia 634437
United_Kingdom 311151
Spanja 248770
Itali 240310
Gjermani 193761
France 162936
Suedia 65137
Bjellorusia 61475
Belgjika 61361
Hollanda 50147
Ukraine 42982
Portugalia 41646
Polonia 33907
Zvicra 31534
Rumania 26313
Irlanda 25439
Armenia 25127
Austria 17625
Azerbaijan 16424
Moldavia 16250
Serbia 14046
Danimarka 12675
Çekia 11603
Norvegjia 8815
Finland 7191
Macedonia e veriut 6092
Bullgaria 4691
Luxembourg 4242
Hungaria 4142
Bosnia_dhe_Herzegovina 4107
Greqia 3376
Kroacia 2691
Shqiperia 2466
Kosova 2169
Estonia 1987
Islanda 1838
Lithuania 1816
Sllovakia 1664
Sllovenia 1581
Letonia 1116
Qipro 994
Gjeorgjia 926
Andorra 855
San_ Marino 698
Malta 670
Mali I zi 481
Isle_of_Man 336
Jersey 319
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 177
Monako 103
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 29 qershor 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 29.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 16 496 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 34 744 vdekje
  • 189 196 pacientë të shëruar
  •     96   pacientë në terapi intensive
  • 15 280   qytetarë në izolim

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.