29 Shkurt 2020- Informacion i përditësuar për Koronavirusin COVID_2019

Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19. Deri sot janë testuar 26 raste të dyshuara që kanë pasur shenja të infeksionit të sipërm respirator dhe histroi udhëtimi me vendet ku ka shpërthime komunitare, përfshirë edhe Italinë; Rastet kanë rezultuar negative nga testimi në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, i vetmi në vend i çertifikuar nga OBSH.

 

Në të gjitha strukturat e parësorit dhe spitalet e vendit po shpërndahen 1.2 milion maska shtesë, përpos stokut që strukturat shëndetësore kanë.

 

Për të rritur akoma më shumë stokun e mjeteve të mbrojtjes personale, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rialokuar një fond shtesë prej 1 milion dollarë në buxhetin e spitaleve.

 

Ministria e Shëndetësisë bën apel për të gjithë qytetarët për të qenë të vëmendshëm për të respektuar masat higjieno-sanitare.

 

Strukturat e shëndetit publik po monitorojnë zbatimin e urdhrit të ministres Manastirliu për masa të shtuara higjieno-sanitare në institucionet arsimore, si një masë shumë e rëndësishme në këtë situatë.

 

Nga survejanca e përforcuar në pikat tona kufitare vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë monitoruar rreth 12000 udhëtarë.

 

Qytetarët që vijnë nga rajonet e prekura nga koronavirusi, rekomandohen të vetëkarantinohen për një periudhë prej 14 ditësh.

 

Në rastin e parë të vendosjes së karantinës janë përcaktuar strukurat akomoduese publike të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit ku është konstatuar përmbushja e të gjitha kushteve.

 

Në Spitalin Infektiv në QSUT, janë në dispozicion ambiente me një kapacitet 80 shtretërish dhe me një forcë të punonjësve të shëndetësisë, 109 punonjës, të cilët do të jenë të fokusuar për të trajtuar sipas protokolleve më të mira rastet e mundshme. Janë përcaktuar bokset, dhomat e izolimit dhe është investuar në të gjitha linjat e oksigjenit në strukturën e Infektivit, për të bërë të mundur transformimin e këtij spitali, për terapinë intensive sipas skenarëve të miratuar nga Komiteti i Ekspertëve përfshi Pandeminë.

 

Ministria e Shëndetësisë rekomandon qytetarët të cilët kanë udhëtuar së fundmi drejtë vendeve me shpërthime komunitare, përfshirë Italinë dhe kanë shenjat e mëposhtme:

 

Kollë,

temperaturë,

vështirësi në frymëmarrje,

të telefonojnë Urgjencën Kombëtare nr.127!

 

Urgjenca Kombëtare Mjekësore ka marrë masat për të përballuar mbi 5000 thirrje në ditë, momentalisht pret 1.700 thirrje në ditë si dhe po kryen gjithë organizimin territorial për ndjekjen e rasteve që referohen pranë Numrit Unik 127. Gjatë këtyre ditëve janë pritur nga QUKM 326 thirrje që janë klasifikuar në kodin e ri Korona, të cilët janë ndjekur sipas udhëzimeve të komitetit të ekspertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 85 203 raste të konfirmuara me COVID – 2019.
  • Azi:          80 849 raste të konfimuara

2898 vdekje

  • Afrikë 3 rast i konfirmuar
  • Amerikë: 85 raste të konfirmuara
  • Oqeania : 25 Australi, 1 Zelanda e re, raste të konfirmuara

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 29 shkurt 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (29 shkurt 2020)
Kontinenti i Azisë 82 471
Kina 79355
Republika e Koresë 2931
Iran 388
Japoni 230
Singapor 98
Kuvajt 45
Tajland 42
Taivan 39
Bahrain 38
Malajzi 25
Emiratet e Bashkuara Arabe 19
Vietnam 16
Irak 7
Oman 6
Filipine 3
Indi 3
Liban 3
Pakistani 2
Azerbaxhani 1
Sri Lanka 1
Kamboxhia 1
Afganistan 1
Nepal 1
Raste të tjera 705
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 705
Amerika 85
USA 66
Kanada 16
Meksika 2
Brazili 1
Oqeania 26
Australia 25
Zelanda e re 1
Afrika 3
Egjypt 1
Algjeria 1
Nigeria 1
Total 84 074

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

 kontinenteve (përveç Kinës), 29. 02. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

Situata në  Europë dhe në vendin tonë sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 1129 raste të konfirmuara
    • 23 vdekje
  • Shqipëri: Janë testuar 26 raste të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 29 shkurt 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (29 shkurt 2020)
Europa 1129
Italia 888
Gjermani 57
Franca 57
Spanja 34
Anglia 18
Zvicra 12
Suedia 12
Austria 7
Norvegjia 6
Izraeli 7
Kroacia 5
Greqia 4
Rumania 3
Finlanda 3
Rusia 2
Hollanda 2
Gjeorgjia 2
Danimarka 2
Belgjika 1
Lituania 1
Estonia 1
San Marino 1
Bjellorusia 1
Maqedonia e Veriut 1
Islanda 1
Monako 1

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 29 Shkurt 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

Situata e COVID-19 në Itali datë 28.02.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 888 raste te konfirmuara
  • 21 vdekje
  • 46 pacientë të shëruar
  • 64 në terapi intensive
  • 412 në izolim në shtëpi

 

Shpërndarja sipas rajoneve:

 

  1. Lombardia 531
  2. Veneto 151
  3. Emilia Romanja 145
  4. Liguria 19
  5. Piemonte 11
  6. Toskana 8
  7. Marche 6
  8. Siçili 4
  9. Campania 4
  10. Lazio                3
  11. Pulia 3
  12. Abruzzo                1
  13. Kalabri 1
  14. Bolzano 1

 

Harta e shpërndarjes së COVID-19 sipas rajoneve të Italisë

Rekomandime dhe këshilla të OBSH – së

 

Gjatë shpërthimeve të mëparshme nga koronaviruset e tjerë (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme “MERS” dhe Sindroma Respiratore Akute e Rëndë “SARS”) transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të përshtymës, kontaktit të drejtpërdrejtë human (fizik), apo kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve / objekteve të kontaminuara). Këto fakte sugjerojnë ngjashmërinë e mënyrë së transmetimit të COVID-19, me koronaviruset e tjerë. Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.

 

Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të kërkojnë kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.