Deri tani në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19. Gjatë ditës së djeshme janë testuar 5 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP nga ku në total numri i rasteve të testuara ka shkuar në 36. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID 19. Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit të ri dhe janë testuar pranë Laboratorit e Virologjisë në ISHP, i vetmi i çertifikuar nga OBSH.
Në 24 orët e fundit në total kanë hyrë 17830 udhëtarë dhe në vijimësi po kryhet survjeanca e përforcuar në pikat kufitare ajore detare dhe tokësore duke kryer monitorimin e temperaturës për të gjithë udhëtaret që hyjnë në Republikën e Shqiperisë.
Gjithashtu në 24 orët e fundit thirrjet kundrejt numrit 127 ka arritur nivelin e 1649 telefonatave nga të cilat 39 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksion viral respirator dhe histori udhëtimi me Italinë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel udhëtarëve që vijnë nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.
MSHMS rekomandon qytetarët që kane udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.
Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 3 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (3 mars 2020) |
Kontinenti i Azisë | 87 263 |
Kina | 80261 |
Republika e Koresë | 4812 |
Iran | 1501 |
Japoni | 254 |
Singapor | 108 |
Kuvajt | 56 |
Bahrain | 47 |
Tajland | 43 |
Taivan | 41 |
Malajzi | 29 |
Emiratet e Bashkuara Arabe | 21 |
Irak | 21 |
Vietnam | 16 |
Liban | 13 |
Izrael | 10 |
Oman | 7 |
Indi | 5 |
Pakistani | 4 |
Katar | 3 |
Filipine | 3 |
Indonezia | 2 |
Kamboxhia | 1 |
Afganistan | 1 |
Nepal | 1 |
Jordania | 1 |
Sri Lanka | 1 |
Arabia Saudite | 1 |
Raste të tjera | 705 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 705 |
Amerika | 145 |
USA | 103 |
Kanada | 27 |
Ekuador | 7 |
Meksika | 5 |
Brazili | 2 |
Republika Domenikane | 1 |
Oqeania | 34 |
Australia | 33 |
Zelanda e re | 1 |
Afrika | 9 |
Egjypt | 2 |
Algjeria | 3 |
Nigeria | 1 |
Tunizia | 1 |
Maroku | 1 |
Senegali | 1 |
Total | 88 156 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 03. 03. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
Situata në Europë dhe në vendin tonë sipas ECDC–së është si më poshtë:
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 3 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (3 mars 2020) |
Europa | 2507 |
Italia | 1835 |
Franca | 178 |
Gjermani | 157 |
Spanja | 114 |
Anglia | 40 |
Zvicra | 30 |
Norvegjia | 25 |
Hollanda | 18 |
Austria | 18 |
Suedia | 15 |
San Marino | 8 |
Kroacia | 8 |
Belgjika | 8 |
Greqia | 7 |
Finlanda | 6 |
Islanda | 6 |
Çekia | 5 |
Danimarka | 5 |
Azerbaxhan | 3 |
Gjeorgjia | 3 |
Rumania | 3 |
Rusia | 3 |
Portugalia | 2 |
Andora | 1 |
Irlanda | 1 |
Bjellorusia | 1 |
Monako | 1 |
Lituania | 1 |
Estonia | 1 |
Armenia | 1 |
Maqedonia e Veriut | 1 |
Luksemburg | 1 |
Latvia | 1 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 3 Mars 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
Situata e COVID-19 në Itali datë 02.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
Shpërndarja sipas rajoneve:
1. Lombardia 1254
2. Emilia Romanja 335
3. Veneto 273
4. Piemonte 51
5. Marche 35
6. Liguria 22
7. Campania 17
8. Toskana 13
9. Fruli 9
10. Lazio 7
11. Siçili 7
12. Abruzzo 5
13. Pulia 4
14. Umbria 2
15. Kalabri 1
16. Bolzano 1
Harta e shpërndarjes së COVID-19 sipas rajoneve të Italisë
Rekomandime dhe këshilla të OBSH – së
Gjatë shpërthimeve të mëparshme nga koronaviruset e tjerë (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme “MERS” dhe Sindroma Respiratore Akute e Rëndë “SARS”) transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të përshtymës, kontaktit të drejtpërdrejtë human (fizik), apo kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve / objekteve të kontaminuara). Këto fakte sugjerojnë ngjashmërinë e mënyrë së transmetimit të COVID-19, me koronaviruset e tjerë. Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:
Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të telefonojnë urgjencën 127 pë të kërkuar kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.
© Ministria e Shëndetësisë 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.