3 mars 2020/ Informacion i përditësuar për Koronavirusin COVID_2019

Deri tani në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19. Gjatë ditës së djeshme janë testuar 5 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP nga ku në total numri i rasteve të testuara ka shkuar në 36. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID 19. Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit të ri dhe janë testuar pranë Laboratorit e Virologjisë  në ISHP, i vetmi i çertifikuar nga OBSH.

 

Në 24 orët e fundit në total kanë hyrë 17830 udhëtarë dhe në vijimësi po kryhet survjeanca e përforcuar në pikat kufitare ajore detare dhe tokësore duke kryer monitorimin e temperaturës për të gjithë udhëtaret që hyjnë në Republikën e Shqiperisë.

 

Gjithashtu në 24 orët e fundit thirrjet kundrejt numrit 127 ka arritur nivelin e 1649 telefonatave nga të cilat 39 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksion viral respirator dhe histori udhëtimi me Italinë.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel udhëtarëve që vijnë nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.

 

MSHMS rekomandon qytetarët që kane udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.

 

 

 

Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:

 

  • Në nivel global, janë raportuar në total 90 663 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 3124 vdekje:
  • Azi: 263 raste të konfimuara- 3055 vdekje
  • Afrikë : 9 raste të konfirmuara
  • Amerikë: 145 raste të konfirmuara- 6 vdekje
  • Oqeania: 34 raste të konfirmuara-  1 vdekje
  • Europë: 2507 raste të konfirmuara- 56 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 3 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (3 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 87 263
Kina 80261
Republika e Koresë 4812
Iran 1501
Japoni 254
Singapor 108
Kuvajt 56
Bahrain 47
Tajland 43
Taivan 41
Malajzi 29
Emiratet e Bashkuara Arabe 21
Irak 21
Vietnam 16
Liban 13
Izrael 10
Oman 7
Indi 5
Pakistani 4
Katar 3
Filipine 3
Indonezia 2
Kamboxhia 1
Afganistan 1
Nepal 1
Jordania 1
Sri Lanka 1
Arabia Saudite 1
Raste të tjera 705
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 705
Amerika 145
USA 103
Kanada 27
Ekuador 7
Meksika 5
Brazili 2
Republika Domenikane 1
Oqeania 34
Australia 33
Zelanda e re 1
Afrika 9
Egjypt 2
Algjeria 3
Nigeria 1
Tunizia 1
Maroku 1
Senegali 1
Total 88 156

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

 kontinenteve (përveç Kinës), 03. 03. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

Situata në  Europë dhe në vendin tonë sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 2507 raste të konfirmuara- 56 vdekje
  • Shqipëri: Janë testuar 36 raste të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 3 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (3 mars 2020)
Europa 2507
Italia 1835
Franca 178
Gjermani 157
Spanja 114
Anglia 40
Zvicra 30
Norvegjia 25
Hollanda 18
Austria 18
Suedia 15
San Marino 8
Kroacia 8
Belgjika 8
Greqia 7
Finlanda 6
Islanda 6
Çekia 5
Danimarka 5
Azerbaxhan 3
Gjeorgjia 3
Rumania 3
Rusia 3
Portugalia 2
Andora 1
Irlanda 1
Bjellorusia 1
Monako 1
Lituania 1
Estonia 1
Armenia 1
Maqedonia e Veriut 1
Luksemburg 1
Latvia 1

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 3 Mars 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

Situata e COVID-19 në Itali datë 02.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 1835 raste te konfirmuara
  • 52 vdekje
  • 149 pacientë të shëruar
  • 166 në terapi intensive
  • 927 në izolim në shtëpi

 

               Shpërndarja sipas rajoneve:

1. Lombardia             1254
2. Emilia Romanja    335
3. Veneto                    273
4. Piemonte                 51
5. Marche                    35
6. Liguria                    22
7. Campania               17
8. Toskana                  13
9. Fruli                         9
10. Lazio                      7
11. Siçili                       7
12. Abruzzo                 5
13. Pulia                      4
14. Umbria                 2
15. Kalabri                   1
16. Bolzano                  1

Harta e shpërndarjes së COVID-19 sipas rajoneve të Italisë

Rekomandime dhe këshilla të OBSH – së

 

Gjatë shpërthimeve të mëparshme nga koronaviruset e tjerë (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme “MERS” dhe Sindroma Respiratore Akute e Rëndë “SARS”) transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të përshtymës, kontaktit të drejtpërdrejtë human (fizik), apo kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve / objekteve të kontaminuara). Këto fakte sugjerojnë ngjashmërinë e mënyrë së transmetimit të COVID-19, me koronaviruset e tjerë. Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.

 

Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të telefonojnë urgjencën 127 pë të kërkuar  kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.