.

vije ndarëse

Postuar më: 30/03/2020

30 mars 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (30.03.2020) janë testuar 1526  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 223 raste të konfirmuara
  • 12 pacientë kanë ndëruar jetë
  • 44 pacientë të shëruar

 

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 30.03.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 124 7
Fieri 23 1
Durrësi 14 1
Korça 14
Vlora 5 1
Elbasani 5
Lushnja 4 1
Kavaja 4 1
Shkodër 7
Lezhë 5
Kruja 5
Puka 3
Tropojë 4
Has 2
Rrogozhina 2
Berat 1
Mirdita 1
TOTAL 223 12

Në 24 orët e fundit janë testuar 90 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.

Mëngjesin e kësaj të hëne ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 79-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. 79-vjeçari me inicialet B.H. ishte prej 18 ditësh i shtruar në spitalin infektiv. I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak.

Gjithashtu, ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë. 82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale).

Deri tani kanë ndërruar jetë 12 pacientë të prekur nga COVID-19.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar. Prej tyre 7 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar.

4 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit dhe deri tani  në total kemi 44 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

 

Eshtë shtuar stoku për mjetet të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, (blerje e qeverisë shqiptare në Turqi) të cilat po shpërndahen në të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani kanë mbërritur 15 ton me materiale te tilla në Shqipëri nëpërmjet linjës së korridorit të posaçëm të dedikuar nga Turqia për ardhjen e këtyre mallrave dhe në total ky furnizim do të jetë 26 ton, i financuar nga qeveria shqiptare. Janë materiale të mbrojtjes personale si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.

Do të përshtatet si spital karantinë një strukturë në aksin Tiranë Durrës.
E vendosur në dispozicion Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 më qëllim që të funksionojë si strukturë spitalore karantinë. (VKM Nr. 244 datë 26.03.2020).

Kanë nisur procedurat edhe për blerjen e 54 respiratorëve dhe po vijohet procedura për 100 respiratorë të tjerë, që do të mbërrijnë sipas një kalendari të mirëpërcaktuar.

2,5 miliard lekë janë alokuar nga qeveria shqiptare për sektorin e shëndetësisë në luftën kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Qëndroni në shtëpi

Respektoni rregullat e distancimit social.

Respektoni rregullat e higjenës.

 

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 715 660 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 33 579.
  • Azi:          162 103 raste të konfimuara

6670 vdekje

  • Afrikë 4463 raste të konfirmuara

138 vdekje

  • Amerikë: 164 539 raste të konfirmuara

2932 vdekje

  • Oqeania : 4757 raste të konfirmuara

18 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 30 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (30 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 162 103
Kina 82463
Iran 38309
Republika e Koresë 9661
Turqi 9217
Izrael 4247
Malajzi 2470
Japoni  1866
Pakistani 1526
Filipine 1418
Tajland 1388
Indonezia 1285
Arabia Saudite 1229
Indi 1071
Singapor  844
Katar  634
Irak  547
Bahrain  500
Emiratet e Bashkuara Arabe  468
Liban  438
Taivan 306
Kazakistan  284
Jordania  259
Kuvajt  255
Vietnam  228
Oman  167
Uzbekistan  145
Brunei   126
Sri Lanka   120
Afganistan   114
Mauritus   110
Kamboxhia   107
Palestina   106
Kyrgystan      84
Bangladeshi      49
Maldive      17
Mongolia      12
Siria      9
Miamare      8
Laos      6
Bhutan      4
Nepal      5
Timor-Leste      1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 164 539
USA 143025
Kanada 6255
Brazili 4256
Ekuador 1890
Kili 2139
Meksika 993
Panama 989
Republika Domenikane 859
Peru 852
Argjentina 820
Kolumbia 702
Kosta Rika 314
Uruguai 309
Kuba 139
Hondurasi 139
Porto Riko 127
Venezuela 119
Bolivia 96
Trinidad dhe Tobago 78
Paraguaji 64
Aruba 50
Guatemala 36
Xhamajka 34
Barbado 33
El Salvador 30
Ishujt e Virxhinias 30
Bermuda 22
Haiti 15
Bahamas 14
Dominica 11
Greenland 10
Kuracao 9
Grenada 9
Saint Lucia 9
Ishujt Kajman 8
Gujana 8
Suriname 8
Antigua dhe Barbuda 7
Saint Kits dhe Nevis 7
Monserat 5
Ishujt Turks dhe Kaikos 5
Nikaragua 3
Sint Marten 3
Anguilla 2
Ishujt Britanik Virgin 2
Belize 2
Saint Vincent 1
Grenadines 1
Oqeania 4757
Australia 4093
Zelanda e re 552
Polinezia Franceze 35
Guam 56
Kaledonia e re 15
Fixhi 5
Papa new Guinea 1
Afrika 4463
Afrika e jugut 1280
Egjypt 576
Maroku 479
Algjeria 454
Tunizia 278
Burkina Faso 180
Cote d’lvoire 165
Gana 152
Senegali 142
Kameruni 99
Nigeria 97
Republika Demokratike e Kongo 81
Ruanda 70
Kenia 42
Madagaskar 37
Uganda 33
Togo 30
Zambia 29
Kongo 19
Xhibuti 19
Mali 18
Etiopia 16
Guinea Ekuatorit 14
Republika e Tanzanisë 14
Eritrea 12
Namibia 11
Niger 10
Eswatini 9
Guinea 8
Libia 8
Mozambiku 8
Seychelles 8
Angola 7
Gabon 7
Zimbabue 7
Benin 6
Kape verde 6
Republika e Afrikës qëndrore 6
Çad 5
Mauritania 5
Sudan 5
Gambia 3
Liberia 3
Somalia 3
Guinea – Bissau 2
Total 336 558

 

 

 

 

 

 

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 30. 03. 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 379 102 raste të konfirmuara
    • 23 814 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 30 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (30 mars 2020)
Europa 379 102
Italia 97 689
Spanja 78 797
Gjermania 57 298
Franca 40 174
Anglia 19 522
Zvicra 14 274
Hollanda 10 866
Belgjika 10 836
Austria    8 813
Portugalia    5 962
Norvegjia    4 102
Suedia    3 700
Çekia    2 829
Irlanda    2 615
Danimarka    2 395
Luksemburg    1 950
Polonia    1 862
Rumania    1 760
Rusia    1 534
Finlanda    1 218
Greqia    1 156
Islanda    1 020
Serbia    741
Sllovenia     730
Kroacia     713
Estonia     679
Lituania     484
Hungaria     447
Armenia     424
Ukraina     418
Letoni    376
Bullgaria    346
Sllovakia    336
Andora     334
Bosnje –Hercegovina     323
Moldavia     263
Maqedonia e Veriut     259
San Marino     229
Qipro     214
Shqipëria     212
Azerbaxhan     209
Ishujt Faroe     159
Malta     151
Bjellorusia     94
Gjeorgjia     90
Kosova     86
Mali i zi     85
Gjibraltar     65
Xhersi     63
Litenshtein     62
Monako     46
Guemsey     45
Isle of Man      42
Vatikani      6

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 30 Mars 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 30.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 75528 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 11591 vdekje
  • 14620 pacientë të shëruar

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 25006
Emilia Romanja 10766
Veneto 7564
Piemonte 7655
Marche 3251
Toskana 4050
Liguria 2383
Lazio 2497
Campania 1739
Trento 1357
Puglia 1585
Siçili 1408
Fruli 1109
Abruzzo 1169
Bolzano 1098
Umbria 834
Valle d’Aosta 518
Sardenja 622
Kalabria 602
Bazilikata 208
Molise 107

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.