.

vije ndarëse

Postuar më: 31/03/2020

31 mars 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (31.03.2020) janë testuar 1671  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 243 raste të konfirmuara
  • 15 pacientë kanë ndëruar jetë
  • 52 pacientë të shëruar

 

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 31.03.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 129 7
Fieri 23 1
Durrësi 26 2
Korça 15
Vlora 5 1
Elbasani 5
Lushnja 4 1
Kavaja 4 2
Shkodër 8
Lezhë 5
Kruja 5
Puka 3
Tropojë 4
Has 2 1
Rrogozhina 2
Berat 1
Mirdita 2
TOTAL 243 15

Në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19.

Këtë të martë kanë ndërruar jetë 3 pacientë të prekur nga COVID-19  dhe në total numri i viktimave nga koronavirusi shkon në 15.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 nga këta i intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar.

Gjatë ditës sē sotme janë shëruar edhe  5 pacientë nga Tirana, Kavaja, Fieri , dy prej tyre në terapi intensive prej 12 ditësh duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

 

Eshtë shtuar stoku për mjetet të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, (blerje e qeverisë shqiptare në Turqi) të cilat kanë pajisur  të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani kanë mbërritur 15 ton me materiale te tilla në Shqipëri nëpërmjet linjës së korridorit të posaçëm të dedikuar nga Turqia për ardhjen e këtyre mallrave dhe në total ky furnizim do të jetë 26 ton, i financuar nga qeveria shqiptare. Janë materiale të mbrojtjes personale si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.

Do të përshtatet si spital karantinë një strukturë në aksin Tiranë Durrës.
E vendosur në dispozicion Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 më qëllim që të funksionojë si strukturë spitalore karantinë. (VKM Nr. 244 datë 26.03.2020).

Në Shërbimin Infektiv ka mbërritur një sasi e medikamentit Chlorokina për trajtimin e COVID-19, medikament i cili po përdoret edhe në vende të tjera të botës për të kuruar infeksionin e shkaktuar nga COVID-19.

Kanë nisur procedurat edhe për blerjen e 54 respiratorëve dhe po vijohet procedura për 100 respiratorë të tjerë, që do të mbërrijnë sipas një kalendari të mirëpërcaktuar.

2,5 miliard lekë janë alokuar nga qeveria shqiptare për sektorin e shëndetësisë në luftën kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

 

Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Qëndroni në shtëpi

Respektoni rregullat e distancimit social.

Respektoni rregullat e higjenës.

 

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

2. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 777 798 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 37 272.
  • Azi:          170 018 raste të konfimuara

6885 vdekje

  • Afrikë 4948 raste të konfirmuara

159 vdekje

  • Amerikë: 188 742 raste të konfirmuara

3688 vdekje

  • Oqeania : 5324 raste të konfirmuara

21 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 31 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (31 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 170 018
Kina 82241
Iran 41495
Turqi 11535
Republika e Koresë 9786
Izrael 4473
Malajzi 2626
Filipine  2084
Japoni 1953
Tajland 1651
Pakistani 1625
Arabia Saudite 1453
Indonezia 1414
Indi 1251
Singapor  844
Katar  693
Irak  630
Emiratet e Bashkuara Arabe  611
Bahrain  515
Liban  446
Kazakistan 325
Taivan  306
Jordania  268
Kuvajt  266
Vietnam  229
Oman  179
Uzbekistan  149
Afganistan   141
Mauritus   128
Brunei   127
Sri Lanka   120
Kamboxhia   109
Palestina   115
Kyrgystan   109
Bangladeshi      49
Maldive      17
Miamare      14
Mongolia      12
Siria      10
Laos      9
Bhutan      4
Nepal      5
Timor-Leste      1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 188 742
USA 164620
Kanada 7424
Brazili 4579
Kili 2449
Ekuador 1966
Meksika 1094
Panama 1075
Argjentina 966
Peru 950
Republika Domenikane 901
Kolumbia 798
Kosta Rika 330
Uruguai 320
Porto Riko 174
Kuba 170
Hondurasi 141
Venezuela 135
Bolivia 107
Trinidad dhe Tobago 85
Paraguaji 65
Aruba 50
Xhamajka 39
Guatemala 36
Barbado 34
El Salvador 32
Ishujt e Virxhinias 30
Bermuda 27
Haiti 15
Bahamas 14
Ishujt Kajman 12
Dominica 11
Greenland 10
Grenada 9
Saint Lucia 9
Kuracao 9
Gujana 8
Suriname 8
Antigua dhe Barbuda 7
Saint Kits dhe Nevis 7
Monserat 5
Ishujt Turks dhe Kaikos 5
Nikaragua 4
Belize 3
Anguilla 2
Ishujt Britanik Virgin 3
Sint Marten 3
Saint Vincent & Grenadines 1
Ishujt Malvinas 0
Oqeania 5324
Australia 4557
Zelanda e re 647
Polinezia Franceze 36
Guam 60
Kaledonia e re 16
Fixhi 5
Ishujt Mariana 2
Papa new Guinea 1
Afrika 4948
Afrika e jugut 1326
Egjypt 609
Maroku 556
Algjeria 511
Tunizia 312
Burkina Faso 222
Cote d’lvoire 168
Senegali 162
Gana 152
Kameruni 142
Nigeria 131
Republika Demokratike e Kongo 98
Ruanda 70
Kenia 50
Madagaskar 44
Zambia 35
Togo 34
Uganda 33
Xhibuti 26
Etiopia 23
Niger 20
Kongo 19
Republika e Tanzanisë 19
Mali 18
Guinea 16
Guinea Ekuatorit 14
Eritrea 12
Namibia 11
Seychelles 10
Eswatini 9
Mozambiku 8
Libia 8
Angola 7
Gabon 7
Zimbabue 7
Çad 7
Kape verde 5
Republika e Afrikës qëndrore 6
Benin 6
Sudan 6
Mauritania 5
Gambia 5
Liberia 3
Somalia 3
Guinea – Bissau 2
Sudani jugor 1
Total 369 728

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 31. 03. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

 

3. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 408 070 raste të konfirmuara
    • 26 512 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 31 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (31 mars 2020)
Europa 408 070
Italia 101 739
Spanja 85 195
Gjermania 61 913
Franca 44 550
Anglia 22 141
Zvicra 15 412
Hollanda 11 750
Belgjika 11 899
Austria    9 618
Portugalia    6 408
Norvegjia    4 226
Suedia    4 028
Çekia    3 002
Irlanda    2 910
Danimarka    2 577
Luksemburg    1 988
Polonia    2 055
Rumania    1 952
Rusia    1 836
Finlanda    1 313
Greqia    1 212
Islanda    1 086
Kroacia    790
Sllovenia     763
Serbia     741
Estonia     715
Lituania     484
Armenia     482
Ukraina     480
Hungaria     447
Letoni    376
Andora    370
Bullgaria    359
Bosnje –Hercegovina     353
Sllovakia     336
Moldavia     298
Maqedonia e Veriut     285
Azerbaxhan     273
Qipro     230
San Marino     229
Shqipëria     223
Ishujt Faroe     168
Malta     156
Kosova     106
Bjellorusia     105
Gjeorgjia     98
Mali i zi     91
Gjibraltar     69
Xhersi     63
Litenshtein     64
Monako     49
Guemsey     45
Isle of Man      42
Vatikani      6

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 31 Mars 2020.

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

 

4. Situata e COVID-19 në Itali datë 31.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 77635 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 12428 vdekje
  • 15729 pacientë të shëruar
  • 4023 pacientë në terapi intensive
  • 45420 të izoluar

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 25124
Emilia Romanja 10953
Veneto 7850
Piemonte 8082
Marche 3352
Toskana 4226
Liguria 2508
Lazio 2642
Campania 1871
Trento 1389
Puglia 1654
Siçili 1492
Fruli 1160
Abruzzo 1191
Bolzano 1142
Umbria 851
Valle d’Aosta 552
Sardenja 657
Kalabria 606
Bazilikata 216
Molise 117

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.