.

vije ndarëse

Postuar më: 19/03/2020

19 Mars 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (19.03.2020) janë testuar 697 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 64 raste të konfirmuar
  • 2 persona kanë ndërruar jetë

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, 19.03.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 45
Durresi 4 1
Fieri 6
Elbasani 2
Lushnja 1 1
Rrogozhina 2
Kavaja 2
TOTAL 62 2

 

 

Në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 5 raste të reja me COVID-19, 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri.
Deri tani janë shënuar dy humbje jete.

Nga 64 rastet e konfirmuar me COVID-19, në Spitalin Infektiv ndodhen 32 pacientë të shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

ISHP po vijon me testimin e rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. Laboratori i Virologjisë në ISHP që kryen analizat për COVID-19 është furnizuar me një sasi tjetër të konsiderueshme të kiteve shtesë.

 

Eshtë siguruar stoku i nevojshëm për mjetet mbrojtëse personale për personelin shëndetësor. Aktualisht janë dyfishuar kapaciteti i respiratorëve në Spitalin Infektiv në QSUT dhe paralelisht po punohet për shtimin e numrit të respiratorëve në strukturën e Reaminacionit.

Linja e re 0800 40 40 falas për t’ju përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në lidhje me COVID-19. Linja 0800 40 40 do të jetë në dispozicion të qytetarëve që duan të dinë se sim und të përfitojnë barnat me rimbursim, si të lidhen me mjekun e familjes, por edhe për këshilla se si duhet të sillemi gjatë periudhës së qarkullimit të COVID-19. 0800 40 40 do të jetë linjë e dedikuar këshilluese ndërsa numri unik 127 i urgjencës kombëtare do të shërbeje për urgjencat, edhe për ato që lidhen me COVID-19.

Në zbatim të planit të veprimit të miratuar nga Komitetit Teknik dhe Task Forca, është vendosur që për të lehtësuar kapacitetet e QSUT, për të krijuar zonat sanitare të sigurta për pacientët të cilët trajtohen në spitale jo për COVID-19, që shërbimi i Kirurgjisë së Urgjencës dhe ndërhyrjeve Kirurgjikale për patologjitë malinje, përkatësisht Klinikat 1, 2 dhe Urologjisë në QSUT, të transferohen në Spitalin Universitar të Traumës, duke filluar nga dita e premte, datë 20 Mars.

Ka nisur trajnimi i mjekëve dhe infermiereve vullnetarë të cilët ju pergjigjën thirrjes se ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, për të kontribuar në trajtimin e të prekurve me COVID-19.  Thirrjes së ministres i janë përgjigjur rreth 3000 mjekë dhe infermierë.

 

Ne vijim të situatës se krijur nga pandemia e COVID-19 po punohet për një plan social në ndihmë të të moshuarve, familjeve në ndihmë ekonomike dhe për personat me aftësi të kufizuara. Për të moshuarit që nuk kanë familjarë apo fëmijët afër, do t’u mundësohet sipas një plani me mjekun e familjes dhe farmacistin ku shërbehet, ofrimi i medikamenteve dhe shërbimeve të nevojshme në banesë.

 

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 213 254 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 8843
  • Azi: 112 951 raste të konfimuara- 4551 vdekje
  • Afrikë : 634 raste të konfirmuara- 16 vdekje
  • Amerikë: 11 810 raste të konfirmuara- 183 vdekje
  • Oqeania : 599 raste të konfirmuara- 6 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 19 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (19 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 112591
Kina 81238
Iran 17361
Republika e Koresë 8565
Japoni 873
Malajzi 790
Katar 452
Izrael 433
Singapor 313
Pakistani 302
Bahrain 256
Filipine 202
Tajland 177
Indonezia 172
Arabia Saudite 171
Indi 165
Irak 164
Kuvajt 142
Liban 133
Emiratet e Bashkuara Arabe 113
Taivan 108
Vietnam 76
Brunei 68
Jordania 52
Palestina 44
Sri Lanka 42
Oman 39
Kazakistan 37
Kamboxhia 24
Uzbekistan 23
Afganistan 22
Maldive 13
Bangladeshi 10
Mongolia 5
Kyrgystan 3
Miamare 1
Nepal 1
Bhutan 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 11810
USA 9415
Kanada 690
Brazili 428
Kili 238
Ekuador 168
Peru 145
Meksika 118
Panama 109
Kolumbia 108
Argjentina 97
Uruguai 79
Kosta Rika 69
Venezuela 33
Republika Domenikane 21
Xhamajka 15
Bolivia 12
Hondurasi 12
Kuba 11
Paraguaji 11
Trinidad dhe Tobago 9
Guatemala 8
Gujana 5
Saint Lucia 2
Suriname 1
Saint Vincent 1
Antigua dhe Barbuda 1
Bahamas 1
Barbado 1
El Salvador 1
Nikaragua 1
Oqeania 599
Australia 565
Zelanda e re 28
Guam 3
Polinezia Franceze 3
Afrika 634
Egjypt 196
Algjeria 73
Afrika e jugut 116
Maroku 54
Senegali 36
Tunizia 29
Burkina Faso 26
Republika Demokratike e Kongo 14
Ruanda 11
Kameruni 10
Nigeria 8
Gana 7
Kenia 7
Cote d’lvoire 6
Etiopia 6
Seychelles 6
Kongo 3
Guinea Ekuatorit 3
Gabon 3
Republika e Tanzanisë 3
Liberia 2
Namibia 2
Sudan 2
Zambia Swaziland 2
Benin 1
Republika e Afrikës qëndrore 1
Xhibuti 1
Eswatini 1
Gambia 1
Guinea 1
Mauritania 1
Somalia 1
Togo 1
Total 126 690

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

 kontinenteve (përveç Kinës), 19. 03. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 86 564 raste të konfirmuara
    • 4080 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 19 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (19 mars 2020)
Europa 86 564
Italia 35 713
Spanja 13 716
Franca 9 134
Gjermania 8 198
Zvicra 3 010
Anglia 2 630
Hollanda 2 051
Austria 1 646
Norvegjia 1 423
Belgjika 1 486
Suedia 1 301
Danimarka 1 115
Portugalia 642
Çekia 522
Greqia 418
Finlanda 369
Irlanda 366
Polonia 287
Sllovenia 286
Rumania 260
Estonia 258
Islanda 250
Luksemburg 210
Turqia 191
Rusia 147
Armenia 115
San Marino 109
Sllovakia 107
Serbia 94
Bullgaria 92
Kroacia 81
Hungaria 73
Letoni 71
Shqipëria 59
Qipro 58
Andora 53
Malta 48
Bjellorusia 46
Maqedonia e Veriut 42
Bosnje –Hercegovina 36
Moldavia 36
Azerbaxhan 34
Gjeorgjia 34
Lituania 33
Litenshtein 25
Kosova 19
Ukraina 19
Monako 9
Mali i zi 8
Vatikani 1

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 19 Mars 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 18.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 28 710 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 2978 vdekje
  • 4025 pacientë të shëruar
  • 2257 në terapi intensive
  • 12 090 në izolim në shtëpi

 

               Shpërndarja sipas rajoneve:

 

1. Lombardia                       12266 raste
2. Emilia Romanja              3915 raste
3. Veneto                              2953 raste
4. Piemonte                         2187 raste
5. Marche                             1476 raste
6. Toskana                            1291 raste
7. Liguria                                 744 raste
8. Lazio                                   650 raste
9. Trento                                 436 raste
10. Campania                        423 raste
11. Fruli                                   416 raste
12. Bolzano                            366 raste
13. Puglia                                362 raste
14. Siçili                                    267 raste
15. Abruzzo                            249 raste
16. Umbria                             241 raste
17. Valle d’Aosta                    162 raste
18. Sardenja                           132 raste
19. Kalabri                               126 raste
20. Molise                               21 raste
21. Basilikata                          27 raste

    20. Molise 21 raste

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Itali

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.