.

vije ndarëse

Postuar më: 04/03/2020

4 mars 2020/ Informacion i përditësuar për Koronavirusin COVID_2019

Deri tani në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19. Gjatë ditës së djeshme janë testuar 6 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP nga ku në total numri i rasteve të testuara ka shkuar në 42. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID 19. Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit të ri dhe janë testuar pranë Laboratorit e Virologjisë në ISHP, i vetmi i çertifikuar nga OBSH.

 

Në 24 orët e fundit në total kanë hyrë 14172 udhëtarë në kufi tokësor dhe 2495 nga Aeroporti i Rinasit; në vijimësi po kryhet survjeanca e përforcuar në pikat kufitare ajore detare dhe tokësore duke kryer monitorimin e temperaturës për të gjithë udhëtaret që hyjnë në Republikën e Shqipërisë.

 

Gjithashtu në 24 orët e fundit thirrjet kundrejt numrit 127 ka arritur nivelin e 1414 telefonatave nga të cilat 27 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksion viral respirator dhe histori udhëtimi me Italinë.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel udhëtarëve që vijnë nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.

 

MSHMS rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.

 

 

 

Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:

 

  • Në nivel global, janë raportuar në total 93 076 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 3202 vdekje.
  • Azi: 88 804 raste të konfimuara- 3146 vdekje
  • Afrikë: 11 raste të konfirmuara
  • Amerikë: 172 raste të konfirmuara- 9 vdekje
  • Oqeania: 43 raste të konfirmuara- 1 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 4 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (4 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 88 804
Kina 80407
Republika e Koresë 5328
Iran 2336
Japoni 268
Singapor 110
Kuvajt 56
Bahrain 49
Tajland 43
Taivan 42
Malajzi 36
Emiratet e Bashkuara Arabe 27
Irak 26
Vietnam 16
Liban 13
Izrael 10
Katar 8
Oman 7
Indi 6
Pakistani 5
Filipine 3
Indonezia 2
Kamboxhia 1
Afganistan 1
Nepal 1
Jordania 1
Sri Lanka 1
Arabia Saudite 1
Raste të tjera 705
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 705
Amerika 172
USA 125
Kanada 30
Ekuador 7
Meksika 5
Brazili 2
Argjentina 1
Republika Domenikane 1
Kili 1
Oqeania 43
Australia 41
Zelanda e re 2
Afrika 11
Algjeria 5
Egjypt 2
Nigeria 1
Tunizia 1
Maroku 1
Senegali 1
Total 89 735

 

 

 

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 04. 03. 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

Situata në Europë dhe në vendin tonë sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 3351 raste të konfirmuara
    • 85 vdekje
  • Shqipëri: Janë testuar 42 raste të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 4 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (4 mars 2020)
Europa 3351
Italia 2502
Franca 212
Gjermani 196
Spanja 151
Anglia 51
Zvicra 37
Norvegjia 33
Hollanda 28
Suedia 24
Austria 24
Islanda 16
Belgjika 13
San Marino 10
Kroacia 9
Danimarka 8
Greqia 7
Finlanda 7
Çekia 5
Bjellorusia 4
Portugalia 4
Rumania 4
Rusia 4
Gjeorgjia 3
Azerbaxhan 3
Irlanda 2
Estonia 2
Monako 1
Lituania 1
Andora 1
Armenia 1
Maqedonia e Veriut 1
Luksemburg 1
Letoni 1
Ukraina 1
Polonia 1

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 4 Mars 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

Situata e COVID-19 në Itali datë 03.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 2263 raste te konfirmuara
  • 79 vdekje
  • 160 pacientë të shëruar
  • 229 në terapi intensive
  • 1000 në izolim në shtëpi

 

Shpërndarja sipas rajoneve:

 

  1. Lombardia 1520 raste
  2. Emilia Romanja 420 raste
  3. Veneto 307 raste
  4. Piemonte 56 raste
  5. Marche 61 raste
  6. Campania 30 raste
  7. Liguria 24 raste
  8. Toskana 19 raste
  9. Lazio 14 raste
  10. Fruli 13 raste
  11. Umbria 8 raste
  12. Siçili 7 raste
  13. Abruzzo 6 raste
  14. Pulia 6 raste
  15. Trento 4 raste
  16. Molise 3 raste
  17. Kalabri 1 rast
  18. Bolzano 1 rast
  19. Basilicata 1 rast
  20. Sardenja 1 rast

 

Harta e shpërndarjes së COVID-19 sipas rajoneve të Italisë

 

 

Rekomandime dhe këshilla të OBSH – së

 

Gjatë shpërthimeve të mëparshme nga koronaviruset e tjerë (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme “MERS” dhe Sindroma Respiratore Akute e Rëndë “SARS”) transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të përshtymës, kontaktit të drejtpërdrejtë human (fizik), apo kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve / objekteve të kontaminuara). Këto fakte sugjerojnë ngjashmërinë e mënyrë së transmetimit të COVID-19, me koronaviruset e tjerë. Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.

 

Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të telefonojnë urgjencën 127 pë të kërkuar kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.