Albert Nikolla

Prof. Albert Nikolla është Zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ka mbaruar fakultetin e dytë në Itali për Filozofi e Teologji, Masterin në Etikë Politike dhe Doktoraturën në Antropologji Kulturore. Është pedagog në Universitetin “A. Moisiu” – Durrës dhe pedagog i ftuar në universitetin e Firenze-s në Itali.

Ka botuar dy libra në Itali dhe tre libra në Shqipëri dhe artikuj në mjaft revista ndërkombëtare. Është publicist i njohur në shtypin shqiptar dhe italian.

Mbulon detyrën e Sekretarit për Mediat dhe Shoqërinë Civile në PS-Tiranë.

Është Këshilltar Bashkiak i Tiranës dhe Kryetar i Komisionit të Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit në Bashkinë Tiranë.

Ka qenë Drejtor i Caritas i Shqiptar dhe anëtar i Komisionit të Politikave Sociale të Caritas-it Europian në Bruksel nga 2010-2013