.

vije ndarëse

Postuar më: 19/07/2020

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 82 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Komiteti Teknik i Ekspertëve miraton protokollet për fillimin e testimeve serologjike edhe në strukturat jo-publike

 

Dr. Rovena Daja

Instituti i Shëndetit Publik

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tone.

I drejtohemi me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, por të respektojnë masat e vendosura. Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distance.

Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen nje 69 vjeçare nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë, megjithe trajtimin dhe perpjekjet e medha të stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe situata paraqitet serioze. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 331 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore.

Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me Covid19 por që janë në kushte shtëpie, të respektojnë karantinimin e detyrueshëm, si dhe kushdo që është i dyshuar, duhet të qëndrojë i izoluar dhe të telefonojë 127 nëse ka shenja të sëmundjes.

Ministria e Shëndetësisë ju informon gjithashtu se:

Bazuar në strategjinë e kontrollit të epidemisë në vend, e cila parashikon edhe përfshirjen e institucioneve jo-publike për rritjen e kapaciteteve për përballimin e situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet për fillimin e testimeve serologjike edhe në strukturat jo-publike, me kushtin që të jenë të validuara.

Vetem testet serologjike të aprovuara nga Agjensia Kombëtare e Barnave dhe Paisjeve Mjekësore do të lejohen të përdoren dhe të vlerësohen përsa i takon validimit dhe performancës nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ndërkohë do te vijojë kryerja e testeve serologjike për personelin shëndetësor, dhe një kampionim i popullatës do të kryhet nga Instituti i Shëndetit Publik.

 

COVID-19 – Statistika (19 Korrik 2020)

Testime totale             35438

Raste pozitive             4090

Raste të shëruara         2311

Raste Aktive               1667

Humbje jete                112 (Qarku Tiranë 57, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              787

Durrës             210

Shkodër           196

Vlorë               104

Lezhë              91

Korçë              58

Kukës              50

Elbasan                       47

Fier                  40

Berat               38

Dibër               26

Gjirokastër      20