.

vije ndarëse

Postuar më: 03/10/2022

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 171 testime, 5 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 40 të shëruar në 24 orët e fundit

3 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 171 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 5 qytetarë, në këto bashki:

2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, Pogradec.

Janë 432 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 40 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,123 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 5

Të shëruar në 24 orë 40

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 171

Testime totale 1,982,902

Raste pozitive 331,144

Raste të shëruara 327,123

Raste Aktive 432

Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 253

Elbasan 41

Fier 25

Vlorë 20

Lezhë 18

Durrës 17

Gjirokastër 17

Shkodër 14

Dibër 13

Korçë 6

Berat 6

Kukës 2