.

vije ndarëse

Postuar më: 25/12/2021

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë:    3,435 testime, 321 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 300 të shëruar në 24 orët e fundit 

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

 

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

 

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

 

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,435 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 321 qytetarë, në këto bashki: 132 në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Fier, Vlorë, 12 në Gjirokastër, 10 në Kavajë, 9 në Shkodër, Sarandë, Berat, 8 në Kamëz, 7 në Lushnje, Mallakastër, 6 në Kukës, Korçë, 5 në Dibër, Patos, Përmet, Elbasan, 4 në Tropojë, Lezhë, 3 në Vau i Dejës, Memaliaj, Peqin, 2 në Has, Kurbin, Krujë, Divjakë, Delvinë, Devoll, Kuçovë, Poliçan, 1 në Malës e Madhe, Shijak, Mat, Selenicë, Himarë, Konispol, Libohovë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Gramsh, Librazhd.

 

Janë 5,220 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Kruja 66 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

 

Janë shëruar 300 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,133 që nga fillimi i epidemisë.

 

 

Statistika (25 Dhjetor 2021)

 

 

Raste të reja ditore          321

 

Të shëruar në 24 orë       300

 

Të shtruar në spitale       122

 

Humbje jete në 24 orë    2

 

Testime ditore                 3,435

 

 

Testime totale              1,459,507

 

Raste pozitive                207,542

 

Raste të shëruara          199,133

 

Raste Aktive                      5,220

 

Humbje jete                      3,189

 

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

 

Tiranë           2,495

 

Fier                 590

 

Durrës             387

 

Shkodër          345

 

Elbasan           316

 

Vlorë                252

 

Gjirokastër     210

 

Berat               229

 

Lezhë              139

 

Korçë               107

 

Kukës               81

 

Dibër                69