.

vije ndarëse

Postuar më: 12/11/2021

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3,498 testime, 573 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete dhe 458 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3,498 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 573 qytetarë, në këto bashki: 270 në Tiranë, 32 Berat, 29 në Fier, 22 në Vlorë, 19 në Durrës, Kamëz, 17 në Elbasan, 16 në Gjirokastër, 12 në Krujë, 11 në Lushnje, 10 në Shkodër, Libohovë, 9 në Lezhë, Korçë, 8 në Kavajë, 7 në Patos, Dimal, 5 në Fushë Arrëz, Kurbin, 4 në Mallakastër, Sarandë, Kuçovë, Poliçan, Peqin, 3 në Tropojë, Delvinë, Gramsh, 2 në Kukës, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, Kolonjë, 1 në Vau i Dejës, Has, Dibër, Mat, Selenicë, Himarë, Konispol, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar, Belsh.

 

Janë 8,343 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 165 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Dy qytetarë nga Tirana 58 dhe 73 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 65 dhe 70 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

 

Janë shëruar 458 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 180,687 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (12 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          573

Të shëruar në 24 orë       458

Të shtruar në spitale       165

Humbje jete në 24 orë     5

Testime ditore                 3,498

 

Testime totale              1,344,328

Raste pozitive                192,013

Raste të shëruara            180,687

Raste Aktive                     8,343

Humbje jete                      2,983

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë           4,455

Fier                847

Shkodër         458

Vlorë                459

Durrës             419

Gjirokastër      411

Berat               381

Elbasan            341

Lezhë              197

Korçë              188

Kukës              77

Dibër                75