.

vije ndarëse

Postuar më: 28/12/2021

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 4384 testime, 475 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete dhe 366 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4384 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 475 qytetarë, në këto bashki:

239 në Tiranë, 34 në Durrës, 31 Fier, 20 në Shkodër, 14 në Lushnje, 12 në Sarandë, 11 në Divjakë, nga 10 qytetarë në Elbasan, Berat, nga 9 qytetarë në Vorë, Mallakastër, 8 në Kuçovë, 7 në Kamëz, nga 5 qytetarë në Dimal, Gjirokastër, Vorë, Krujë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Përmet, Skrapar, nga 3 qytetarë në Patos, Tepelenë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Poliçan, Konispol, Kavajë, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Dibër, Selenicë, Himarë, Delvinë, Korçë.

Janë 5262 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Përmeti 55 vjeç, dy qyetarë nga Berati të moshave 62-86 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 62-99 vjeç,

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 366 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,883 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (28 Dhjetor 2021)

 

Raste të reja ditore          475

Të shëruar në 24 orë       366

Të shtruar në spitale       98

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                 4384

 

Testime totale              1,467,515

Raste pozitive                208,352

Raste të shëruara          199,883

Raste Aktive                      5,262

Humbje jete                      3,207

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë           2438

Fier                 617

Durrës             434

Shkodër          355

Elbasan           323

Vlorë                282

Berat               256

Gjirokastër     163

Lezhë              141

Korçë               90

Kukës               84

Dibër                79