.

vije ndarëse

Postuar më: 31/12/2021

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 4485 testime, 708 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 293 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 708 qytetarë, në këto bashki:

362 në Tiranë, 41 në Elbasan, 40 në Durrws, 21 në Sarandë, 20 në Berat, nga 19 qytetarë në Korçë, Vlorë, Shkodër, 17 në Lushnje, 15 në Lezhë, nga 12 qytetarë në Pogradec, Fier, Kamëz, 9 në Gjirokastër, 7 në Vorë, 6 qytetarë në Mallakastër, Tepelenë, Kuçovë, 5 në Devoll, 4 qytetarë në Kolonjë, Permet, Himare, Divjakë, Patos, Kavajë, 3 qytetarë në Pukë, Kukës, Peqin, Gramsh, Librazhd, 2 qytetarë në Skrapar, Dimal, Mat, Kurbin, Malwsi e Madhe, Vau i Dejës, 1 qytetar në Has, Tropojë, Mireditë, Rrogozhinë, Diber, Delvinë, Libohovë, Dropull, Këlcyrë.

Janë 6249 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 90 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 35 vjeçe, një qytetar nga Tirana 80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 293 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200,758 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (31 Dhjetor 2021)

 

Raste të reja ditore          708

Të shëruar në 24 orë       293

Të shtruar në spitale       90

Humbje jete në 24 orë    2

Testime ditore                 4485

 

Testime totale              1,483,121

Raste pozitive                 210,224

Raste të shëruara             200,758

Raste Aktive                        6,249

Humbje jete                         3,217

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë           2965

Fier                 689

Durrës             538

Shkodër          403

Elbasan           388

Vlorë                380

Berat               229

Lezhë              184

Gjirokastër     168

Korçë               138

Dibër                91

Kukës               76