.

vije ndarëse

Postuar më: 28/11/2022

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 61 testime, nuk ka qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 8 të shëruar në 24 orët e fundit

28 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 61 testime, nga të cilat nuk ka asnjë qytetarë të rezultuar pozitivë me COVID19.
Janë 156 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,466 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 28 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 0
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 61
Testime totale 2,008,641
Raste pozitive 332,216
Raste të shëruara 328,466
Raste Aktive 156
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 134
Gjirokastër 8
Berat 4
Fier 3
Vlorë 2
Shkodër 1
Elbasan 1
Kukës. 1
Dibër. 1
Lezhë. 1