.

vije ndarëse

Postuar më: 13/01/2021

Dita III e vaksinimit antiCOVID: Kryhen 60 vaksinime të personelit shëndetësor 

13 Janar, Tiranë- Në ditën e tretë të vaksinimit antiCOVID janë vaksinuar 60 personel shëndetësor i Spitaleve COVID dhe Urgjencës Kombëtare.

 

Procesi i vaksinimit ka vijuar i qetë dhe pa probleme pas injektimit, ndërkohë që në stadiumin ‘Air Albania’ ku po kryehet vaksnimi janë zbatuar me përpikmëri rregullat  e dezinfektimit, distancimit social dhe vendosja e maskës për parandalimin e COVID-19.

 

Në tre ditet e para janë vaksinuar 188 personel shëndetësor.

 

Të gjithë punonjësit e shëndetësisë, mjekët, infermierët, që ofrojnë shërbime në spitalet COVID dhe strukturat e tjera të vijës së parë në përballje me COVID-19 kanë pranuar të vaksinohen sipas planifikimit të hartuar nga ekspertët.