14 Janar, Tiranë- Në ditën e katër të vaksinimit antiCOVID janë vaksinuar 78 personel shëndetësor i Spitaleve COVID dhe Urgjencës Kombëtare.
Procesi i vaksinimit ka vijuar i qetë dhe pa probleme pas injektimit, ndërkohë që në stadiumin ‘Air Albania’ ku po kryehet vaksnimi janë zbatuar me përpikmëri rregullat e dezinfektimit, distancimit social dhe vendosja e maskës për parandalimin e COVID-19.
Deri tani janë vaksinuar 266 personel shëndetësor.
Të gjithë punonjësit e shëndetësisë, mjekët, infermierët, që ofrojnë shërbime në spitalet Covid dhe strukturat e tjera të vijës së parë në përballje me COVID-19 kanë pranuar të vaksinohen sipas planifikimit të hartuar nga ekspertët.
© Ministria e Shëndetësisë 2021 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.