15 Janar, Tiranë- Në ditën e pestë të vaksinimit antiCOVID janë vaksinuar 42 personel shëndetësor i Spitaleve COVID 1,2,3,4.
Procesi i vaksinimit ka vijuar i qetë dhe pa probleme pas injektimit, për personelin e vijës së parë në përballje prej me shumë se 10 muajsh me COVID19.
Në 5 ditet e para janë vaksinuar 308 personel shëndetësor.
Të gjithë punonjësit e shëndetësisë, mjekët, infermierët, që ofrojnë shërbime në spitalet COVID dhe strukturat e tjera të vijës së parë në përballje me COVID-19 kanë pranuar të vaksinohen sipas planifikimit të hartuar nga ekspertët.
Ndërkohë në stadiumin ‘Air Albania’ ku po kryehet vaksnimi janë zbatuar me përpikmëri rregullat e dezinfektimit, distancimit social dhe vendosja e maskës për parandalimin e COVID-19.
© Ministria e Shëndetësisë 2021 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.