Ministry of Health and Social Welfare
  • Vetëkontrolli mujor i gjirit është një mënyrë për të kontrolluar gjinjtë nga vetë gruaja
  • Vetëkontrolli mujor i gjirit duhet të bëhet herë pas here, që në moshë të re, 20 vjeç, pasi asnjë grua nuk i ka dy gjinjtë e saj  saktësisht të njëjtë.
  • Vetëkontrolli mujor i gjirit ka si qëllim që gratë të njohin gjinjtë e tyre dhe për  të vënë re menjëherë ndonjë ndryshim në gjinjtë e tyre.
  • Vetëkontrolli mujor i gjirit nuk ka për qëllim vendosjen e diagnozës, por vetëm perceptimin, aftësinë për të kuptuar ndryshimet.
  • Vetëkontrolli mujor i gjirit kryhet 5-7 ditë pas menstruacioneve.
  • Vetëkontrolli mujor i gjirit duhet të kryhet në të njëjtën kohë çdo muaj- caktohet një datë
  • Vetëkontrolli mujor i gjirit përfshin shikimin dhe prekjen e gjirit e të nyjeve limfatike për të vërejtur ndonjë ndryshim në formën, madhësinë apo në lëkurën e tyre dhe për të prekur ndonjë nyjëz apo gungë.
  •  Vetëkontrolli mujor i gjirit duhet të kryhet i plotë, i saktë dhe në të gjithë shtrirjen e gjirit
  • Çdo sipërfaqe që prek gruaja duhet të kalohet  tre herë, duke përdorur prekje me presion të lehtë, të mesëm dhe  të fortë.
  • Prekja bëhet me mollzat e tre gishtave.

 

Shikimi apo vrojtimi i gjinjve bëhet para pasqyrës, e zhveshur nga mesi e sipër dhe të ketë dritë të mjaftueshme, sipas hapave të mëposhtme :

Gjatë vëzhgimit apo shikimit vërehet për ndonjë:

 

  • ndryshim në madhësi ose në formën e tyre,
  • ndryshim në lëkurë, si rrudhosje ose gropëzime të saj,
  • ndryshim të drejtimit të thithit te gjirit, si i futur brenda,
  • rrjedhje e pazakontë nga thithi i gjirit,
  • skuqje ose zënie kore e lëkurës si në thith apo edhe përreth tij.

 

Prekja e gjirit dhe nyjeve limfatike kryhet në pozicionin shtrirë dhe në këmbë

 

           

 

 

Gjatë prekjes së gjinjve, gratë vërejnë nëse prekin ndonjë gjë të pazakontë:

 

  • Ndjejnë ndonjë kokër apo gjëndër në gji, sipër në kraharor apo nën sqetull.

Prekin ndonjë trashje të pazakontë të gjirit që nuk largohet.

 

Flisni me mjekun tuaj per ndryshimet

 

Shumë të enjtura ose kokra nuk jane kancer gjiri, por flisni dhe tregojani mjekut në qoftë se vëreni në gjinjtë tuaj ndonjë ndryshim si:

  • Një gjendër ose një kokërr në gjinjtë ose nën sqetull
  • Një ndryshim në formën ose në madhësinë e gjirit
  • Gropëza ose tërheqje të lëkurës
  • Skuqje, zona të enjtura dhe të ngrohta në gji
  • Futje brenda të thithës së gjirit
  • Rrjedhje nga thitha e gjirit
  • Kore ose luspa në thithën e gjirit

 

Nëse ju flisni dhe i tregoni mjekut ndryshime të gjinjve, mjeku do ju bëjë një ekzaminim klinik dhe mund t’ju dërgojë për ekzaminime të mëtejshme.