Ministry of Health and Social Welfare

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” do të ketë tashmë shërbimin e vet të specializuar të Hemodinamikës. Lajmi u bë i ditur gjatë vizitës që Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, zhvilloi sot (08/09/2015) në këtë qendër spitalore universitare me rastin e vënies në punë për herë të parë përveç QSUT-së, të qendrës së dytë publike në vend për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardio-vaskulare.{:}