Ministry of Health and Social Welfare

Është një lajm i gëzuar që trupës së profesionistëve të shëndetit në vend, i shtohen 1469 studentë të diplomuar në vitin akademik 2014-2015. Është nevoja për Mbulim Universal, Akses Universal, dhe padyshim, Cilësi Universale. Dhe, Cilësia Universale nuk mund të ofrohet nëse nuk kemi, veç të tjerash, edhe një trupë të profesionistëve të shëndetësisë të aftë, të përkushtuar, të motivuar dhe padyshim të mirëpaguar. Nevojat për mjekë janë të domosdoshme, prandaj kemi ndërmarrë një reformë rrënjësore që profesionistët e rinj të shëndetit ta ndërtojnë në Shqipëri të ardhmen e tyre profesionale dhe familjare.

{:}