Ministry of Health and Social Welfare

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, vizitoi sot Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, me rastin e pajisjes së Kabinetit të ri të Spirometrisë së këtij insititucioni me 8  spirometra të rinj, të cilat janë pajisje mjekësore që shërben për matjen e vëllimit të ajrit që shkëmbehet nga mushkëritë, ku, nëpërmjet realizimit të spirogramës mundësohet identifikimi i patologjive të ndryshme respiratore. Këto pajisje janë pjesë e një programi bashkëpunimi të ndërmarrë nga MSH për përmirësimin e kujdesit parësor dhe atij spitalor shëndetësor për instalimin e 60 spirometrave në të gjithë vendin brenda muajit mars.

{:}