.

vije ndarëse

Postuar më: 10/01/2022

Vaksinimi antiCOVID/ 2,472,102 vaksinime

10 Janar 2022 – Vijon vaksinimi masiv në të gjitha pikat vaksinimit antiCOVID.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2,515 vaksinime dhe janë evidentuar nga mjekët e familjes 76 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, nëpërmjet çertifikatave të vaksinimit (ose 152 vaksinime të aplikuara jashtë vendit).

Nga dozat e vaksinës antiCOVID, të kryera në Shqipëri janë:
1,176,179 doza të para
1,061,116 doza të dyta
163,427 doza të treta

Në total janë kryer 2,472,102 vaksinime antiCOVID.

*Numri total i vaksinimeve të raportuara, përfshin edhe vaksinimet e qytetarëve shqiptarë të kryera jashtë vendit dhe që janë të regjistruara në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri ose jashtë vendit.