.

vije ndarëse

Postuar më: 24/01/2022

Vaksinimi antiCOVID/ 2,564,582 vaksinime

24 Janar 2022 – Vijon vaksinimi masiv në të gjitha pikat vaksinimit antiCOVID.
Në 24 orët e fundit janë kryer 1,527 vaksinime dhe janë evidentuar nga mjekët e familjes 6 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, nëpërmjet çertifikatave të vaksinimit (ose 12 vaksinime të aplikuara jashtë vendit).

Nga dozat e vaksinës antiCOVID, të kryera në Shqipëri janë:
1,203,268 doza të para
1,093,046 doza të dyta
191,648 doza të treta

Në total janë kryer 2,564,582 vaksinime antiCOVID.

*Numri total i vaksinimeve të raportuara, përfshin edhe vaksinimet e qytetarëve shqiptarë të kryera jashtë vendit dhe që janë të regjistruara në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri ose jashtë vendit.