26 Janar 2022 – Vijon vaksinimi masiv në të gjitha pikat vaksinimit antiCOVID.
Në 24 orët e fundit janë kryer 5,679 vaksinime dhe janë evidentuar nga mjekët e familjes 83 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, nëpërmjet çertifikatave të vaksinimit (ose 166 vaksinime të aplikuara jashtë vendit).
Nga dozat e vaksinës antiCOVID, të kryera në Shqipëri janë:
1,205,596 doza të para
1,097,195 doza të dyta
195,285 doza të treta
Në total janë kryer 2,574,982 vaksinime antiCOVID.
*Numri total i vaksinimeve të raportuara, përfshin edhe vaksinimet e qytetarëve shqiptarë të kryera jashtë vendit dhe që janë të regjistruara në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri ose jashtë vendit.
© Ministria e Shëndetësisë 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.