.

vije ndarëse

Postuar më: 31/07/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 1,190,847 vaksinime

30 Korrik – Vijon vaksinimi masiv nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, krahas në pikat e përqëndruara te vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,190,847 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 525,215 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Në 24 orët e fundit janë kryer 11,078 vaksinime. Aktualisht po vijon vaksinimi antiCOVID për qytetarët mbi 50 vjeç dhe punonjësit e institucioneve në kontakte të vazhdueshme.
Muaji gusht do të jetë  muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqëndruar.