.

vije ndarëse

Postuar më: 07/12/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 2,151,065 vaksinime

07 Dhjetor 2021 – Vijon vaksinimi masiv në pikat e përqëndruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “Derë më derë”.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 2,151,065 doza të vaksinës ndaj COVID-19.
o 1,087,187 doza të para;
o 978,333 doza të dyta;
o 85,545 doza të treta.

Vaksinimi ndaj COVID-19 është i hapur për të gjithë personat +16 vjeç si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.

Gjithashtu vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës antivCOVID, po vijon për të gjithë personat +18 vjeç.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,663,100 vaksina antiCOVID.