.

vije ndarëse

Postuar më: 18/04/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 324,850 vaksinime

18 Prill- Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike, ku ka filluar edhe vaksinimi masiv për operatorët turistik në gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit janë kryer 10,218 vaksinime.Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total  324,850 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilëve 244,257 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.