.

vije ndarëse

Postuar më: 23/06/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 901,429 vaksinime

23 Qershor – Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 50 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.
Në 24 orët e fundit janë kryer 11,377 vaksinime dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 901,429 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 375,629 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.