Ministry of Health and Social Welfare
5 Prill 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
 Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 338 testime, nga të cilët 22 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:
15 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Korçë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Fier.
 Janë 195 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
 Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,150 që nga fillimi i epidemisë.
 Statistika ( 5 Prill 2023)
 Raste të reja ditore               22
 Të shëruar në 24 orë            15
 Të shtruar në spitale             5
 Humbje jete në 24 orë           0
 Testime ditore                        338
 Testime totale                   2,050,120
 Raste pozitive                      333,949
 Raste të shëruara                  330,150
 Raste Aktive                             195
 Humbje jete                              3,604
 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
 Tiranë                      168
Vlorë                         7
Shkodër.                    4
Berat.                         4
Korçë.                          4
Fier                             3
Durrës.                      2
Elbasan.                     2
Lezhë.                          1