Ministry of Health and Social Welfare

18 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.  Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 303 testime, nga të cilët 7 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19:5 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Vlorë. Janë 154  qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit   ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetar 67 vjeç, nga Saranda.  Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,961 që nga fillimi i epidemisë.  Statistika ( 18 Mars 2023)  Raste të reja ditore               7 Të shëruar në 24 orë            6 Të shtruar në spitale             4 Humbje jete në 24 orë           1 Testime ditore                        303  Testime totale                   2,045,552 Raste pozitive                      333,716 Raste të shëruara                  329,961 Raste Aktive                             154 Humbje jete                              3,601  Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:  Tiranë                      136Berat.                         7Fier                           5Vlorë                         3Durrës.                      2Shkodër.                    1