Ministry of Health and Social Welfare

12 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.  Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 244 testime, nga të cilët 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19. 5 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Durrës, 1 në Tropojë. Janë 176 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.  Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,886 që nga fillimi i epidemisë.  Statistika ( 12 Mars 2023)  Raste të reja ditore               11 Të shëruar në 24 orë            5 Të shtruar në spitale             5 Humbje jete në 24 orë           0 Testime ditore                        244  Testime totale                   2,043,965 Raste pozitive                      333,662 Raste të shëruara                  329,886 Raste Aktive                             176 Humbje jete                              3,600  Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:  Tiranë                      148Fier                           9Vlorë                         6Shkodër.                    3Durrës.                      3 Gjirokastër.             2Kukës.                          2Elbasan.                     1Berat.                         1Lezhë.                          1