Ministry of Health and Social Welfare
21 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 517 testime, nga të cilët 21 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:
14 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Korçë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Skrapar.
Janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,678 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 21 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore               21
Të shëruar në 24 orë            6
Të shtruar në spitale             7
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       517
Testime totale                   2,037,782
Raste pozitive                      333,421
Raste të shëruara                  329,678
Raste Aktive                             145
Humbje jete                              3,598
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                      119
Fier                           8
Shkodër.                    6
Berat.                        4
Vlorë                         3
Korçë.                        2
Durrës.                    1
Elbasan.                    1
Kukës.                       1
Gjirokastër.             1