Ministry of Health and Social Welfare
2 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 371 testime, nga të cilët 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashki:
9 në Tiranë, 1 në Durrës.
Janë 116 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,541 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 2 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore               10
Të shëruar në 24 orë             9
Të shtruar në spitale             3
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       371
Testime totale                   2,031,599
Raste pozitive                      333,253
Raste të shëruara                  329,541
Raste Aktive                             116
Humbje jete                              3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                      98
Vlorë                         4
Fier                           9
Elbasan.                    2
Durrës.                    2
Berat.                        1