Ministry of Health and Social Welfare

04 Shkurt 2022 – Vijon vaksinimi masiv në të gjitha pikat vaksinimit antiCOVID.

Në 24 orët e fundit janë kryer 5,096 vaksinime dhe janë evidentuar nga mjekët e familjes 51 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, nëpërmjet çertifikatave të vaksinimit (ose 102 vaksinime të aplikuara jashtë vendit).

 

Nga dozat e vaksinës antiCOVID janë kryer:

 

1,214,023 doza të para

1,122,566 doza të dyta

208,653 doza të treta

 

Në total janë kryer 2,623,184 vaksinime antiCOVID.

 

*Numri i vaksinimeve të raportuara, përfshin edhe vaksinimet e qytetarëve shqiptarë të kryera jashtë vendit dhe që janë të regjistruara në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri ose jashtë vendit.